Fidanët e mbjellë

Krujë/ Kishte mbjellë 45 fidanë kanabis pranë banesës, arrestohet 51-vjeçari

20 Prill, 13:17| Përditesimi: 20 Prill, 14:07

  • Share

KRUJË - Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Krujë, pasi në një miniserë pranë shtëpisë së tij kishte mbjellë 45 fidanë të dyshuar kanabis. B.D., u vu në prangat e policisë si finalizim i operacionit të koduar ‘Plant’. 

'Shërbimet e Policisë, në një miniserë afër banesës së 51-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 45 fidanë të dyshuar kanabis.', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?