Krujë/ Kishin përshtatur ambientin afër shtëpisë për tharjen e bimëve narkotike, arrestohet 31-vjeçari! 1 nën hetim dhe 1 në kërkim

12 Tetor 2023, 14:38| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 14:57

  • Share

Një 31-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi përshtati një ambient pranë shtëpisë së tij, për tharjen e bimëve narkotike. I përfshirë në këtë rast, është edhe një 16-vjeçar nga Fushë-Kruja, i cili u vu nën hetim, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

A. M., 31 vjeç, banues në Domje, kishte përshtatur një ambient në fshatin Mafsheq të Krujës, për tharjen e disa bimëve kanabis, të cilat në total përbënin 11 kg të lëndës narkotike.

Bashkë me 31-vjeçarin u kap edhe një 16-vjeçar nga Fushë Kruja, i cili u la nën hetim në gjendje të lirë nga blutë e Tiranës.

Ndërsa në kërkim u shpall O. C., 20 vjeç, gjithashtu banues në Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, uniformat blu gjetën rreth 11 kg kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri, që u gjet e fshehur. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?