Incidenti i ndodhur ditën e djeshme

Krujë, 2 punëtorët u plagosën pasi ra ashensori që po montonin, në pranga drejtuesi teknik i firmës

13 Qershor 2023, 10:29| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 12:29

  • Share

KRUJË- Drejtuesi teknik i një firme në Krujë është arrestuar nga policia ditën e sotme. Në pranga ka rënë 48 vjeçari Marjan Bushaj. Shkak është bërë incidenti i ndodhur ditën e djeshme brenda një pallati, ku ashensori zuri poshtë dy punëtorë të firmës që ai drejtonte.

Gjatë orarit të punës, ashensori i pallatit në lagjen ‘Zim Zenel’ të Krujës ka zënë poshtë dy punëtorët, Artan Bahiti dhe 50 vjeçarin turk Z.S.

Të dy këta të fundit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, ndërsa gjendja e shtetasit turk paraqitet të jetë më e rëndë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?