Kruja vatër e COVID-19, mjeku: Në spital s’ka pacient të prekur, dërgohen në Tiranë

30 Prill 2020, 18:03| Përditesimi: 30 Prill 2020, 18:14

  • Share

Kruja vijon të jetë një ndër vatrat më të rrezikshme të COVID-19. Ku rastet pozitive janë punonjëse fasonerie, kontakte apo familjarë.

Mjekët e spitalit të Krujës shprehen se spitali është në funksion me kapacitet të plotë 24 orë në 24 dhe çdo i sëmurë që paraqitet në urgjencën e spitalit trajtohet me masa mbrojtëse si të ishte i prekur me koronavirus. Personeli mjekësor ka veshjet e posaçme si dhe janë marrë masa edhe për pacientët.

Gjendja në spital është e qetë, punonjësit janë në vendin e punës dhe i shpërbejnë të gjithë atyre që kanë nevojë. Bëhet tirazhimi jashtë ambienteve të urgjencës. Personeli mjekësor ka veshjet e duhura mbrojtëse”, tha Yllka Kukali, Drejtoreshë e Spitalit Krujë

Në Krujë janë shfaqur disa raste, kanë ardhur disa pacientë ne kemi bërë orientimin për t’i bërë tamponin dhe janë dërguar me autoambulanë në spitalin COVID 1”, tha  Durim Herri, Mjek i urgjencës

“Ka disa raste me koronavirus, por rastet po izolohen. Ne kontaktojmë me të sëmurët ku ka raste që janë me temperaturë por shumica prej tyre janë në gjendje të mirë”, tha  Roland Limanaj, Mjek Infeksionist

Në spitalin e Krujës aktualisht nuk ka asnjë person të shtruar me COVID-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?