Kruja përfshihet nga moti i keq me reshje dëbore e erë të fortë, pjesa më e madhe e qytetit pa drita

7 Shkurt 2022, 22:32| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 07:23

  • Share

Kruja është përfshirë nga moti i keq mbrëmjen e sotme me reshje dëborë e erë të fortë.

Për pasojë ka patur probleme edhe në rrjetin e furnizimit me energji elektrike, ku prej më shumë se një ore, pjesa më e madhe e qytetit ka mbetur pa drita.

Për momentin nuk paraqiten problematika të tjuera, teksa rrugët janë gjitha të kalueshme.

Ndërkohë i gjithë vendi është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, me reshje shiu e dëbore, ndërsa edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?