Kronologjia e mbylljes së shkollave në Europë/ Ja sa shpejt ka vepruar Shqipëria (VIDEO)

15 Mars 2020, 09:52| Përditesimi: 15 Mars 2020, 09:57

  • Share

TIRANË - Kryeministri Edi Rama publikoi sot një hartë që tregon kronologjinë e mbylljes së shkollave në Europë, ku shihet se sa shpejt ka vepruar Shqipëria në rang europian.

Vendi i parë që ka mbyllur shkollat në 4 mars është Italia. Më pas në 9 mars, shkollat janë mbyllur në Shqipëri dhe në Rumani.

Shqipëria i mbylli shkollat menjëherë pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus.

Në vijim në 10 mars shkollat u mbyllën në Republikën Çeke dhe në Greqi.

Në 11 mars në Poloni, Danimarkë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në 12 mars shkollat i mbylli Austria, Irlanda, Lituania, Turqia, Letonia, SHBA, Kosova, Norvegjia.

Në 13 mars Izraeli, Belgjika dhe Mali i Zi.

Ndërkohë nesër, në 16 mars, shkollat do të mbyllen në Francë, Gjermani, Spanjë, Hungari dhe Kroaci.

Të vetmet vende në Europë që nuk kanë marrë akoma vendim për mbylljen e shkollave janë Serbia, Vendet e Ulëta dhe Britania e Madhe.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 15/03/2020 13:28

    Pse dje me dt.14.03.2020 u kryej vetem 27 tamponine ne nje kohe kur ne te njejten dite telefonata me kodin “Corona” drejt numrit 127 kane qene plot 4000? Kush eshte arsyeja? Lutem perpiquni t’ja drejtoni kete pyetje ISSH ( Institutit te shendetit publik ). Ne bindjen time pergjigja e kesaj pyetje ka shume rendesi per te kuptuar “Projeksionin” e parashikuar nga Autoritetet.

    Përgjigju
  • ToniCH: 15/03/2020 10:36

    Jemi majt gjithmone per „qeflij“ shkollash mo!!! Kemi per te qene te fundit qe kemi per ti hap.....ose edhe mund te mos i hapim mo fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?