Në vitin 2013, kur AlbChrome e mori në zotërim minierën e Bulqizës dhe Uzinat e Burrelit dhe të Elbasanit që lidheshin me të, ajo që gjeti ishte një situatë e lënë thuajse në vendnumëro, pa investime, me greva punonjësish dhe me një prodhim, i cili krahasuar me sot duket minimal. Por 6 vjet pasi i hyri kësaj industrie, një ndër kompanitë kryesore eksportuese në Shqipëri, duket se ka bërë një ndryshim radikal, duke rigjallëruar industrinë shqiptare dhe duke sjellë një impakt që ka ndryshuar jetët e qindra dhe mijëra familjeve, në zonat ku ajo operon.
Ndërkohë që shumë subjekte që operojnë në Bulqizë pa investuar dhe pa i konsideruar humbjet teknologjike të shfrytëzimit, parashikohet ta përfundojnë aktivitetin e tyre për një periudhë jo më shumë se 5 vjeçare, AlbChrome po investon miliona dollarë, në mënyrë që të vazhdojë të mbajë gjallë ekonominë e vendit dhe të lokaliteteve ku industria ka bazën.
Po të krahasohet me 23.864 ton ferrokrom që u prodhuan në vitin 2010 apo 38.500 ton që u prodhuan në vitin e largët 1988 kur industria shkëlqente, sot AlbChrome i ka tejkaluar me mbi dyfish këto vlera dhe falë investimeve pritet që të vazhdojë të rritet.
Ndër prodhuesit më të rëndësishëm botëror të ferrokromit
Kromi i nxjerrë në minierën e Bulqizës transportohet për t’u procesuar dhe më pas shkrihet në dy Uzinat e Ferrokromit në Burrel dhe Elbasan. Minerali i kromit, pasi nxirret në minierë më pas shkrihet në produktin final, që është një Ferrokrom me Karbon të Lartë.
AlbChrome nxorri 84.000 ton krom për vitin 2018 në minierën e Bulqizës dhe prodhoi rreth 70.000 ton Ferrokrom po për 2018 në dy Uzinat e mësipërme të Ferrokromit.
Ky prodhim eksportohet 100%.
Falë produktit të tij cilësor kompania e ka rritur ndjeshëm vlerën e ekesporteve dhe renditet sot ndër 5 kompanitë më të mëdha të eksporteve në Shqipëri.
AlbChrome është pjesë e “International Chromium Development Association”, e vetmja organizatë ndërkombëtare për kromin në të gjitha format e tij, e krijuar më 1984 dhe me qendër në Paris të Francës, një shoqatë jo-fitimprurëse që promovon vlerat dhe qëndrueshmërinë e kromit dhe përfaqëson Industrinë e Kromit anembanë botës.
Ferrokromi me karbon të lartë shqiptar eksportohet nga AlbChrome në vendet më të zhvilluara industriale si në Itali, Gjermani, Austri, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Indonezi, Tajlandë, Japoni, SHBA, Indi, etj.
Kompania shqiptare prodhon një Ferrokrom me karbon të lartë dhe me fosfor, silikon, dhe titanium të ulët dhe është së bashku me prodhuesit suedezë, prodhuesja më e specializuar në botë për ferrokrom me karbon të lartë.
Jetëgjatësi dhe vazhdimësi nëpërmjet investimeve
Në minierën e kromit në Bulqizë, rreth 1000 metra nën tokë qëndrojnë rezervat më të mëdha të kromit në Shqipëri, rreth 4 milionë ton. AlbChrome po investon mbi 30 milionë USD në gërmime, për t’i arritur këto rezerva, çka do t’ia zgjasë të paktën edhe 30 vite të tjera jetën minierës.
Revista Metalbulletin e ka renditur shoqërinë Albchrome si një ndër 5 prodhuesit më cilësorë të Ferro-kromit në botë. Kjo Revistë me seli në Britaninë e Madhe është revista më e madhe dhe e specializuar në publikimin e informacioneve mbi transaksionet, çmimet dhe arritjet e realizuara në fushën e metaleve, përfshi dhe atë të Ferro-kromit.
Punësim në rritje dhe kushte sigurie për punonjësit
Aktualisht, vetëm në minierën e Bulqizës AlbChrome ka punësuar 800 persona, ndërmjet minatorëve, inxhinierëve dhe specialistëve të ndryshëm, të gjithë nga qyteti i Bulqizës dhe zonat përreth.
Kompania ka sot mbi 1200 punonjës në total, të ndarë ndërmjet Minierës së Kromit në Bulqizë, Traverbankut në Klos, Impiantit të seleksionimit në Klos, Uzinës së Ferrokromit në Burrel, Uzinës së Ferrokromit në Elbasan dhe në zyrat qendrore në Tiranë.
Sikurse dihet profesioni i minatorit është i vështirë dhe rregullohet veçmas me akte ligjore dhe nënligjore. AlbChrome gjatë vitit të fundit ka dhënë paga mesatare neto prej 87,000 lekësh në muaj për punonjësit e saj. Minatorët, përveç pagës bazë, përfitojnë trajtime të tjera për vështirësi në punë, si paga e 13-të dhe trajtimi me normë. Në sajë të investimeve të kryera në Minierën e Kromit në Bulqizë (hapja e thellësisë) pritet që në këtë njësi të punësohet një staf shtesë gjatë këtij viti. Gjithashtu, me instalimin e furrës së re në Uzinën e Ferrokromit Burrel, në këtë njësi u rrit numri i punonjësve me 40 veta në fillim të vitit 2018.
Duke nisur nga viti 2013, Grupi Balfin ka investuar përmes AlbChrome plot 43,5 milionë USD, nga të cilat 28,5 milionë në minierën e Kromit në Bulqize, 11 milionë në uzinën e Ferrokromit në Burrel dhe 4 milionë në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan. Investimet po vijojnë dhe është parashikuar që deri në vitin 2021 ato të prekin kuotën e 60 milionë dollarëve, çka e tejkalon ndjeshëm vlerën e investimeve të parashikuara.
Përgjegjësia Sociale, në mbështetje të komunitetit
Albchrome, në kuadër të politikave të Grupit Balfin mbi përgjegjësinë sociale, ka qenë shumë i pranishëm në komunitetet ku vepron, për të mbështetur të rinj të talentuar dhe familje në nevojë.
Për vitin universitar 2018-2019 AlbChrome mbështeti me bursa të plota studimi tre studentë nga Bulqiza, të cilët pas përfundimit të gjimnazit profesional në qytetin e tyre janë regjistruar në Universitetin e Tiranës, në degën e Gjeo-Burimeve, me profil inxhinierinë e burimeve minerare. Gjate vitit 2019 kompania do të ofrojë përsëri bursa për nxënësit më të mirë të shkollës profesionale si dhe do të vijojë të mbështesë përfituesit e bursave të para që do të performojnë mirë gjatë vitit të parë të studimeve.
AlbChrome ka patur një kontribut domethënës edhe në ngritjen e shkollës së parë të mesme profesionale në Bulqizë, duke u kujdesur që ta furnizojë këtë institucion arsimor si me bazë materiale, ashtu edhe me ngritjen e një laboratori për praktikën, apo duke mundësuar edhe pagesën e disa profesorëve.
Po ashtu, AlbChrome në bashkëpunim me programin “Planning & Local Governance Project” të mbështetur nga qeveria Amerikane nëpërmjet USAID nisi mbështetjen në vitin 2018 e në vijim edhe të shkollës së mesme profesionale “Ali Myftiu” në qytetin e Elbasanit. Nxënësit e shkollës do të mund të ndjekin dy herë në javë një praktikë mësimore pranë fonderisë së metalurgjisë në Elbasan, ku edhe shkrihet kromi që vjen nga Bulqiza dhe do të kenë perspektivë të qartë punësimi në uzinë.
Edhe në Shkollën e Mesme “Asllan Keta”, në Fushë Bulqizë, kompania ka mundësuar krijimin e kabinetit të informatikës të kësaj shkolle. Ky laborator do t’u shërbejë tashmë mbi 700 nxënësve të kësaj shkolle.
Gjithashtu, në spitalin e Bulqizës, ku gjatë dimrit të fundit mungonte ngrohja, AlbChrome bëri të mundur zgjidhjen e këtij problemi, duke dhuruar pajisje ngrohjeje për dhomat e spitalit.
Mbështetja për Bulqizën ka vijuar edhe gjatë muajit shkurt, kur 113 fëmijët e kopshtit të “Qytetit të Ri” në Bulqizë kanë mundur të përfitojnë nga një dhurim i konsiderueshëm që ka bërë AlbChrome për ta. Përmes një donacioni kopshti është kompletuar me çdo pajisje elektro-shtëpiake, si dhe me të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme në kuzhinë.
Për vitin 2019 AlbChrome do të vazhdojë të kontribuojë me projekte si pajisja e një “Klase Burimore” në Elbasan, për fëmijët me nevoja të veçanta. Gjithashtu, është në plan me fondet e kompanisë edhe rikonstruksioni i çerdhes Nr. 2 në Burrel, si dhe kontributi për të pajisur me mjete të nevojshme laboratorët e shkollës së mesme po të qytetit të Burrelit.
Albchrome kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në buxhetin e shtetit me nivelin e lartë të taksave që paguan. Prej kësaj kompanie përfitojnë edhe shumë biznese të tjera, që nga furnitorët e ndryshëm e deri te kompanitë e transporteve. Përveç Bulqizës, kompania është biznesi kryesor edhe në qytetin e Burrelit, ku ka mbi 200 të punësuar.
AlbChrome është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Spar, Jumbo, etj.
Balfin grup ka ne krye Saimir Manen qe per soot eshte bisnesneni me inovator qe ka Shqiperia .Ai nuk eshte vetem manaxher e shkelqyer por dhe me shpirt human ne ndihme te njerezve ne nevoje .Per kata njerez ja nevoje ekonomia, dhe jo per oligark, qe fryhen tendera publik qe marrin nga politika Bravo e madhe per Manen dhe Balfin grup
Përgjigju