Kroçera gjigande me turistë nga e gjithë bota ndalet në Sarandë, Rama: Prologu i një viti turistik të shkëlqyer

21 Maj, 08:42| Përditesimi: 21 Maj, 09:30

  • Share

Shqipëria po shënon shifra rekord me rritjen e numrit të turistëve ku rreth 800 mijë turistë vizituan vendin në muajin prill.

Saranda është një prej qyteteve bregdetare që pret një fluks të lartë turistësh, ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një video të një korcere gjigande e cila është ndalur në qytet.

Kreu i qeverisë thotë se ky është prolog i një viti turistik të shkëlqyer.

‘Mirëmëngjes dhe me Sarandën që mirëpret turistë nga e gjithë bota e vizitohet në të gjitha mënyrat duke qenë prologu i një viti turistik të shkëlqyer, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

794 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill 2024 duke e çuar në më shumë se 2.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në 4 muajt e parë të vitit në vendin tonë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?