Kroacia zgjohet në zi pas tërmetit, ende vazhdojnë lëkundjet e tokës (VIDEO)

30 Dhjetor 2020, 10:31| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 15:15

  • Share

Toka në Petrinja dhe Zagreb, nuk gjen ende qetësi, të paktën tre tërmete kanë goditur sot vendin ndërkohë që operiacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende. Të paktën 7 civilë kanë humbur jetën, mes tyre një 12 vjeçare, ndërkohë që të paktën 20 persona janë plagosur rëndë, 8 prej të cilëve gjenden në terapi intensive.

Qyteti ka marrë një pamje krejt tjetër kur gjëja e vetme që të kap syri është dhimbja, shkatërrime dhe sytë me shpresë të atyre që presin shpëtimin e të afërmeve ende nën rrënoja.

Me qindra mbrëmë ngelën të pastrehë dhe 315 prej tyre kaluan natën në kazermat në Petrinja. 

Ndërsa qindra u larguan nga qyteti duke thyer edhe rregullat anti-covid.

Sipas informacionit të Shërbimit Sizmologjik të Republikës së Kroacisë këtë mëngjes, 30 dhjetor 2020 në 06 orë e 15 minuta, 06 orë e 26 minuta e 06 orë e 29 minuta, regjistruan tre tërmete të forta me epiqendra jo shumë larg Petrinja.

Kryebashkiaku i Petrinjës, Darinko Dumboviç, ka thënë se rreth gjysma e qytetit 150 vjeçar është shkatërruar, ndërsa ditën e sotme Shefi i menaxhimit të krizave të Bashkimit Evropian, Janez Llenarçiç, do të vizitojë Petrinjën të mërkurën.

Tërmeti i së martës është ndjerë në kryeqytetin kroat, Zagreb, në Bosnje e Hercegovinë, në Serbi dhe, madje, në Itali.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?