Krizë studentësh në vitin e ri akademik në Elbasan, mbyllen degët e gjuhëve të huaja! Drejtuesit e Universitetit: Ruajmë mësuesinë  

16 Shtator 2023, 16:01| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 16:12

  • Share

Numri i studentëve në Universitetin e Elbasanit, ka ardhur duke tkurrur nga viti në vit. Për pasojë disa degë të gjuhëve të huaja që nuk kanë inters do të mbeten të arkivuara edhe për këtë vit akademik. Drejtuesit e universitetit thonë se po bëhen përpjekje të mëdha që të ruhen degët bazë të mesuesisë që janë edhe kryesoret në kurikukat e studimit.

Deget e studimit të gjuhëve të huaja nuk pritet te hapen as këtë vit në Universitetin e Elbasanit pasi studentet nuk shfaqin interes për t’i ndjekur, ndërsa numri i marurantëve që registrohen ka shënuar rënie drastike.  Prej disa vitesh shumë degë nuk janë më aktive në Universitetin Aleksandër Xhuvani ç’ka ka detyruar senatin akademik që të vendosë mbylljen e tyre.

“Rezikohen programet e studimit të gjuhëve të huaja, frengjisht, gjermanisht, italisht, histori dhe gjuhë gjermani, gjeografi dhe gjuhë italiane, fizikë kompjuterike e ndonjë tjetër”, tha Bujar Muharremi, Drejtor i kurikulave në Universitetin e Elbasanit.

Drejtori i Kurikulave në Universitetin e Elbasanit Bujar Muharremi thotë për Report TV se janë bërë përpjekje të mëdha që të ruhen degët bazike, siç janë ato të mësuesisë, për arsimin parashkollor dhe fillor, gjuhë-letërsi, matematikë-fizikë dhe biologji-kimi.

“Nisur nga ecuria e regjistrimeve në raundin e parë, një pjesë edhe e këtyre degëve rrezikojnë të mbeten jo aktive për këtë vit akademik, megjithëse jemi ende në pritje sepse për këto lloje programe studimi ka pasur edhe një mbështetje nga ana e qeverisë për bursa, sepse hyjnë në programet prioritare”, u shpreh Muharremi.

Sipas Muharremit, në raundin e parë të regjistrimeve Universiteti i Elbasanit ka parashikuar gjithsej 2100 kuota, nga të cilat janë plotësuar  40% e tyre, me përafërsiht 850 studentë që kanë përzgjedhur degët e preferuara.

“Degët më të kërkuara kanë qenë degët e fakultetit të shkencave mjekësore teknike si infermieri e përgjithshme, infermieri-mami, fizioterapi dhe imazheri. Kanë qenë të kërkuara dhe degët e TIK dhe dega edukim fizik dhe sporte”, tha Muharremi.

Degë të tjera të kërkuara janë programet me karakter profesional 2-vjeçar. Në Universitetin e elabasanit ka 8 programe të tilla të studimeve me karakter profesional. Në raundin e dytë numri i studentëve që kërkojnë të ndjekin styudimet në programet profesionale pritet që të rritet.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?