Stadiumi i Manchester United

Krizë e thellë te Manchester United, klubi mbyll dyert për katër gazetarët

5 Dhjetor 2023, 22:57| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 22:58

  • Share

Manchester United ka pasur shumë shqetësime dhe probleme në periudhën e fundit, teksa në "Old Trafford" kanë vendosur të 'lajnë hesapet' me disa media. Katër gazetarë të katër mediave kryesore nuk u lejuan në konferencën e sotme për shtyp të trajnerit Erik ten Hag.

Ata e bënë këtë akt sepse besojnë se gazetarët nga Sky Sports, Manchester Evening News, Mirror dhe ESPN publikojnë histori që nuk kontrollohen në klub. Në një komunikatë zyrtare për media, Manchester United deklaroi se nuk e bëri këtë pasi nuk i pëlqenin historitë mediatike dhe presin që kjo të ndryshojë mënyrën se si klubi dhe media punojnë së bashku.

Në periudhën e fundit, historia më aktuale në media për Manchester United ishte se trajneri holandez po humbet kontrollin e dhomës së zhveshjes dhe për këtë klubi ka 'marrë hak' duke përjashtuar gazetarët.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?