Kriza/ Qeveria do i paguajë 50% të vlerës familjeve që vendosin panele diellore për ngrohje uji! Ulen tarifat për prodhuesit e energjisë, përgjysmohet pagesa për licencim

5 Shtator 2022, 21:34| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 22:52

  • Share

Të gjitha familjet që do të instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre, e që do ti përdorin për ngrohje uji do të mbështeten financiarisht nga shtetit. Burime për Report TV bëjnë me dije se qeveria po mendon të rimbusojë  gjysmën e vlerës së pajisjes së paneleve diellore për të gjitha familjet që do t’i instalojnë ato nëpër shtëpi dhe që do i përdorin vetëm për ngrohje uji. Kjo incentivë vjen në kushtet e krizës energjetike, dhe ka si synim të reduktojë konsumin e energjisë duke përdorur burime alternative, siç janë edhe panelet diellore.

Nga ana tjetër Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar tarifat e licencimit të kompanive që furnizojnë me energji dhe të atyre që prodhojnë energji. Konkretisht licenca për furnizim të energjisë elektrike nuk do jetë më 1 milionë lekë por 500 mijë lekë, ndërsa për prodhuesit e energjisë nuk do të jetë më tarifa për fuqinë e instaluar. Nëse më herët prodhuesit do të paguanin për licencën 30 mijë lekë për çdo fuqi të instaluar, me ndryshimet e bëra do të paguajnë 500 mijë lekë pavarësisht kapacitetit të instaluar për të prodhuar energji.

Në rregulloren e re të ndryshuar të miratuar nga Enti Kombëtar i Energjisë, ka edhe ndryshime të tjera, por që do të zbardhen në vendimin që pritet të botohet në fletoren zyrtare.

“Këto ndryshime kanë për synim lehtësimin e procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm sipas rastit dhe në përputhje me Ligjin e Sektorit për Energjinë Elektrike, rishikim të pagesave të shqyrtimit të aplikimit sipas rastit dhe ndryshime të tjera të cilat lidhen me njohjen e licencave në rajon dhe në vendet e komunitetit të energjisë. Këto ndryshime do ti shërbejnë dhe lehtësimit të pjesëmarrjes së të licencuarve në procesin e operimit të tregut të energjisë elektrike nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë, ALPEX si dhe bashkimit të tregjeve në fazën e parë me Kosovën dhe më tej me vendet e rajonit. Kjo rregullore hyn në fuqi pas Botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në njoftimin e ERE.

Ndryshimet e lartpërmendura janë bërë në “Rregulloren për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”.

Kutjojmë se pavarësisht krizës energjetike, Drejtori i KESH, Ergys Verdho premtoi sot në studion e lajmeve të Report Tv, se Shqipëria nuk do të ketë kufizime në dimër.  Ai tha se zgjidhja afatshkurtër për të përballuar situatën e vështirë do të jenë anijet që prodhojnë energji. Në një intervistë me gazetarin Andi Kapxhiu, bëri me dije se anijet janë në Mesdhe dhe nga data 9 deri me 15 shtator do të jenë në Shqipëri, Vlorë. Ndërkohë ka nisur puna për pozicionimin e tyre. Me funksionin e anijeve, skenari më i mirë është që prodhimi i parë i energjisë që vjen prej tyre të jetë nëntorin e këtij viti. Ndërsa anijet do të jenë bashkëudhëtare për 2 vite dhe më pas do të jenë pronë e KESH.

Ndërkohë që Qeveria ka hartuar një plan kombëtar për të përballuar emergjencën energjetike të shkaktuar prej krizës globale për muajit e vjeshtës dhe të dimrit.  Për të garantuar furnizim në kushtet e krizës, nga kjo javë nis operacioni i ri kombëtar kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.  Ky operacion do të realizohet nëpërmjet Task-Forcës së energjisë që rikthehet përsëri, pasi ajo u ngrit për herë të parë në vitin në fund të vitit  2013, nga qeveria socialiste për të ndërprerë lidhjet e paligjshme asokohe, kur humbjet në rrjet ishin deri në 50%. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ervin: 06/09/2022 00:29

    Pra, mire qe u jep token publike falas, u jep tendera pa hesap per ti mbushur edhe me parane publike, pra tonat, por tani sipas qefit te soj e sorollop te korruptuar te bandes se tij te cilet kane filluar te.kene nje shpi ne Korce, nje ne Lalez apo ne Palase erj., na paska vendosur tu paguaje edhe gjysmen e panelit per ta vene ne cati. Cfare paski qene more.

    Përgjigju
    • Ervin: 06/09/2022 14:11

      @Andi E kam lexuar madje ne pike e germe. E kuptoj qe e keni me pasion te mbroni regjimin kleptokratik Ramist. Po me thuaj,keto familjet shqiptare ne Shqiperi, ku e kane banesen me se shumti? Ne godina te larta sic jane pallatet. Dhe panelet jane te ndaluara neper taraca. Na ngelen shtepite e vogla. Ato te fshatit skane buke te hane madje edhe nje panel ua rrezon ne toke. Po ath ku do i veme? Ja pra i dashur ushtar mavist qe neper shtepite qe administrata e korruptuar mafioze neokomuniste Ramiste ose ka lejuar te ndertihen ose do perftoje vete,ne Korce deri Palase, Valbone e deri ne Lezhe. Dashke dhe dritaret zotrote. Po fundja pse jo.

    • andi: 06/09/2022 08:27

      Keto politika duhej te ishin aplikuar shume me perpara dhe jo tani kur vjen pune e krizes. Shtete te zhvilluara rimbursojne edhe dritaret kur eshte e nevojshme qe izolimimi te jete sa me i mire dhe qe te perdoresh sa me pak energji elektrike. Kompensohen per panele djellore me shume se 50% qe propozohet ketu. Ti mund ta perdoresh ne avantazhin tend nese do e jo te mendosh se sa do perfitojne te tjeret. Po ta lexosh me kujdes perfitimi eshte per familjet jo per ndertuesit.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?