Ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi

Kriza politike në Itali, presidenti Matarella fton Mario Draghin për formimin e qeverisë së re

2 Shkurt 2021, 22:32| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 09:49

  • Share

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka thirrur ish-shefin e Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi në një takim, pasi njoftoi se ai dëshiron formimin e shpejtë të një qeverie jo-politike për të udhëhequr Italinë gjatë pandemisë së korona virusit.

Në një fjalim të martën në mbrëmje, Presidenti Sergio Mattarella tha se negociatat për të krijuar një qeveri të re nga koalicioni i drejtuar nga kryeministri në largim Giuseppe Conte kishin dështuar.

Presidenti u shpreh se në një situatë të tillë, krize shëndetsore vendi nuk mund të përballojë zvarritjen përmes një fushate disa mujore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike në Parlament për të mbështetur formimin e asaj që ai e quajti një qeveri jo-politike.

Mattarella nuk tha te kush mund të trokiste për të udhëhequr atë qeveri. Por ka të ngjarë të jetë dikush shumë i respektuar dhe i konsideruar nga partitë si individ që qëndron përtej grindjeve politike.

73-vjeçari Mario Draghi, që nga momentet e para ta largimit të ministrave të Mateo Renzit nga qeveria Conte, gjë e cila shkaktoi edhe krizën qeveritare,  ka qënë një ndër emrat më të lakuar si kryeministër i ri për shkak edhe të karrierës së tij. Ai luajti rol vendimtar në ruajtjen e monedhës së përbashkët evropaine, gjatë periudhës që ai shërbeu si presidenti i Bankës Qendrore Evropiane.

Shkak për rënien dhe pamundësinë e një qeverie të re Conte ishin pikërisht përplasjet për planin e rimëkëmbjes ekonomike dhe menyra sesi do të përdoreshin grantet e BE. 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?