Kriza në Siri/Hakmerret Turqia, neutralizon 101 ushtarë të regjimit të Bashar al Asad

11 Shkurt 2020, 11:20| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 11:25

  • Share

Ankaraja zyrtare tha se ka neutralizuar 101 ushtarë të qeverisë siriane, pas vrasjes dje të pesë ushtarëve turq nga forcat e Bashar Al Asad në provincën Idlib të Sirisë.

Pas paralajmërimeve të shumta të Erdogan ndaj regjimit të Asad, Turqia dje ka dërguar më shumë se 5000 trupa në provincën rebele.

Ankaraja e ka bërë të qartë: Presidenti sirian Asad duhet të ndalojë sulmet në krahinë të cilat kanë detyruar mijëra njerëz të lënë tokat dhe banesat e tyre dhe ti drejtohen kufirit turk për tu strehuar si refugjatë.

Turqia i ka kërkuar gjithashtu Damaskut të tërhiqet nga Idlib deri në fund të muajit shkurt, në të kundërt do të ketë pasoja të rënda.

Që nga fillimi i ofensivës së qeverisë në muajin dhjetor, ka pasur 600,000 sirianë që kanë qenë të detyruar të largohen nga Idlib.

Ankaraja zyrtare, e cili numëron rreth 3.6 milion refugjatë sirianë në kufijtë e Turqisë, ka thënë prej kohësh se nuk mund të pranojë refugjatë të tjerë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?