Kriza në PD/ Debate në Pa Protokoll, anëtari i Rithemelimit: Basha po i bën shërbimin e fundit Ramës! Kthupi: Partinë se bën kryetari!

30 Qershor 2023, 22:30| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 07:17

  • Share

Situata në Partinë Demokratike kësaj radhe e ndarë në ‘tre copëza’, por duket se sfondin e ka të qartë, Lulzim Basha do jetë në krye të selisë blu. Ky ka qenë diskutimi në emisionin Pa Protokoll me gazetaren e Repor Tv, Anduela Ndreu. Sipas Bislim Ahmetajt, pjesë e Rithemelimit, PD tashmë ka vetëm një përfaqësues, dhe ai është Lulzim Basha, që sipas ka çuar PD në një krizë të madhe.

“PD është Luli dhe grupi i vogël. PD është ajo që ka kaluar në një sprovë shumë të madhe.. Zgjedhjet nuk janë vjedhur janë blerë. Opozita nuk arriti t’i mbronte.”- tha Ahmetaj.  

Por sipas avokatit Leonard Karaj ky ka qenë një skenar i përgatitur, pasi Basha ka pjesën më të madhe të kryetarëve të degëve ‘nën komandë’ e tij. Ky koment është kundërshtuar nga përfaqësuesi ligjir i PD-së, Rezart Kthupi i cili i kërkoi të ishte më konkret në këto akuza.

Pjesë nga debati:

Karaj: 29 parti sot kryetarë të degëve janë sepse kanë fituar me zgjedhje, pjesa tjetër janë të komanduar nga Basha.

Madje 35 prej këtyre, janë komanduar vetëm në 2022, pasi kryetarët e degëve u larguan te Rithemelimi. Dhe këto kanë qenë pika takimi.

Kthupi: Kur janë komanduar?

Karaj; Në 2022

Kthupi; Në cilën datë?

Karaj: Në 2022...

Kthupi: E pra, mos më thuaj mua gënjen.

Karaj: Gjergj Hani mbrëmë e ka deklaruar se s’i është dhënë asgjë

Kthupi: S’ka bërë kërkesë Hani për listat

Bislim Ahmetaj thotë se Basha ëhstë duke i dhënë shërbimin e fundit kryeministrit. Ndër të tjera ai shtoi edhe se Alibeaj e ka zhgënjyer si lider.

“Jemi duke u marrë me diçka që nuk ekziston. Është një shërbim i fundit i Bashës për Edi Ramën. Sado të duket demagogjike është e vërtetë. Basha zgjidhet në gusht, dhe humb në pranverë. Alibeaj më ka zhgënjyer me kapacitetin e tij si lider.

E gjithë PD ka qenë  angazhuar për denoncimin e vjedhjes, blerjes dhe manipulimit të votave. Ky proces ka përfunduar. Do ja çojmë provat edhe SHBA. E besojmë se nuk ka korrupsion te Berisha, pavarësisht se është ashtu. Basha nuk është faktor fare, është kukull. Jam pro idesë së votëbesimit që do të bëhet në shtator.:- tha ai.

Edhe analisti Nesturi nuk e sheh të ardhmen e PD-së shumë të favorshme pasi nuk ka një lëvizje konkrete politike.

“Kemi 3 identitete të ndryshme, por kemi një PD, sepse asnjë s’ka një sigël të re.”- tha Nesturi.

Ndërsa për Rezart Kthupin, debati është shterpë për aq kohë sa nuk është ende e qartë që kryetari nuk e bën partinë, por është fryma e partisë ajo që mundet të ndryshojë rezultatin.

“Jemi akoma në fazën ku debatojmë nëse njerëzit do të ndjekin një individ. Nuk është çështje tek individi, struktura duhet ë jetë funksionale. Të krijojë frymë. Nëse mungojnë këto, vendos kë të duash ti kryetar, rezultati do të thotë zero.

Njerëzit votojnë identitetin politik.”- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 01/07/2023 08:16

    Kur vazhdon ta kerkosh deshtimin tek rivali dhe jo ne gjirin tend,asnjehere nuk ecen perpara. Mobilizimi i njerezve,ngritja e besimit te tyre nuk vje duke fyer kundershtarin por,me ide, projekta dhe qartesi mendimi.Riciklimi i Berishes,Bashes apo opozitareve te tjer nuk ben dot ndryshim.Sado te kene "vjedhur" nuk eshte ajo perparesia e PS-s.Vazhdoni te ziheni me njeri-tjetrin se do ta kemi Ramen pafundesisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?