Kriza në PD, Agalliu në ‘Report Tv’: Të zhgënjyer nga Bardhi, dje thoshte Berisha është me Ramën, sot i ulet në prehër për të luftuar Bashën

9 Shtator 2023, 17:56| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 18:41

  • Share

Deputeti demokrat i rreshtuar në radhët e Lulzim Bashës, Arbi Agalliu, shprehet i zhgënjyer nga lëvizja e Gazment Bardhit për t’u ulur në një tryezë me Sali Berishën. I ftuar në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti i PD-së tha se Bardhi mund të kishte zgjedhur një mënyrë tjetër apo të kishte mbajtur qëndrim, por jo të bëhej pjesë e Sali Berishës, ndërsa theksoi se është e pamoralshme.

‘Duhet të sqarojnë pse e kanë akuzuar tjetrin për para, ose nuk ka moral të qëndrojnë dhe të luftojnë një të korruptuar që është sot në qeveri. Çdo deputet duhet të qëndrojë në funksion të moralit. Jam i zhgënjyer, mund të kishte qëndrim ndryshe por jo të bëhej pjesë e kësaj. Ne kemi mbajtur një linjë të caktua, sot t’i shkon atje dhe po bëhet një lojë jo normale. Dje thoshte Berisha është me Ramën, tani shkon dhe ultë në prehrin e Berishës për të luftuar Bashën. Më mirë do kesh më shumë vështirësi të arrish te sukses por me moral sukses një rrugë më të shkurtër por të pamoralshme. E quaj të pamoralshme të kem në krah një individ që e kam mohuar për arsye të marrëdhënieve gjeopolitike me SHBA.’- tha Agalliu.

Agalliu tha se nuk ka asnjë inciativë për të përjashtuar, Gazment Bardhin, ndërsa nënvizoi se personat ‘non grata’ s’duhet të jenë pjesë e PD-së.

‘Këta janë të gjithë deputetë të PD-së. S’ka iniciativa për ti përjashtuar. Personat non grata s’duhet të jenë pjesë e PD-së. Nëse do të shikoni nga 9 shtatori 2021, derisa sa ta sqaronte në rrugë personale. Një grup deputetësh nuk ka lëvizur nga ky qëndrim. Deputetët do të zgjedhin kryetar grupi atë që vjen nga linja e partisë. Në zbatuam thirrjen e aleatëve tanë që persona non grata nuk do të jenë pjesë e juaja.’- tha Agalliu.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ermal: 10/09/2023 00:12

    Ky edhe babin e ka humorist, edhe humori i pelqen, siç me shume gjasa i pelqen edhe pushteti, dhe duke qene se eshte dhe kusheri i gruas se Lulut, pse mos ti sherbeje edi rames. Luli dhe shpura e tij vetem me ramen do mund te bejne hajer neser, vetem si zevendes i rames do mund te kete pushtet. Lulu eshte belinda rradhes

    Përgjigju
  • XXX: 09/09/2023 22:10

    Z.Agalliu.Kam respekt per ju dhe grupin qe e mbeshtet Lulzim Bashen.Jam i zhgenjyer me ata qe bashkohen me Sali Berishen.Nje person qe ka kundra boten,nuk eshte e mire te perkrahet.Te gjithe e njohim Berishen dhe historine e tije,por rreth tij jane rrjeshtuar njerzit me te korruptuarit,me servilet,me injorantet,por edhe disa te lekundur.Pra ju qe mbeshtetni Bashen,keni nje merite me shume se te tjeret.Por Basha fatkeqesisht nuk eshte i duhuri.Ai nuk ka sqaruar shume gjera per te cilat eshte akuzuar publikisht,eshte paditur penalisht dhe deri tani nuk kemi nje sqarim publik.Dihet shmangja me prowedura ose heshtja,per Rrugen e kombit,per 21 janarin,per Gerdecin,per lobimin me parat e dyshuara ruse dhe vecanerisht per sqarimin e vendimit te qeverise amerikane,per ta shpall non grataZ.Sali Berisha.Shume gjera dihen,por Basha duhet te jete i qarte per vehte,por edhe per Sali Berishen.Une mendoj qe do ishte e domosdoshme nje transparence e tille.Ne kete moment,une anetari i PD nuk mund te votoj as Sali Berishen,por as dhe Lulzim Bashen,pa bere sqarimet per ato qe thash me lart e shumee te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?