Termocentral me qymyr në Nanjing, provincën Jiangsu të Kinës lindore

Bota

Kriza në Kinë, ndërprerje e vazhduar energjisë elektrike alarm për ekonominë

29 Shtator 2021, 01:12| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 01:14

  • Share

Një krizë në rritje e furnizimit me energji në Kinë po shkakton ndërprerje për familjet duke detyruar fabrikat të ulin prodhimin e cila rrezikon të ngadalësojë ekonominë e vendit dhe të bëjë edhe më shumë tendosje në zinxhirët e furnizimit global.

Një ndërprerje "e papritur dhe e paparë" e energjisë goditi tre provinca verilindore të hënën.

Mediat raportuan të martën se racionimi i energjisë në provincat Heilongjiang, Jilin dhe Liaoning "ka rezultuar në ndërprerje të mëdha në jetën e përditshme të njerëzve dhe operacioneve të biznesit".

Mungesat e energjisë kanë goditur gjithashtu provincën jugore të Guangdong, një qendër kryesore industriale dhe transporti. Zyrtarët lokalë thanë të hënën se shumë firma po përpiqen të zvogëlojnë kërkesën duke punuar dy ose tre ditë në javë.

Korporata Shtetërore e Rrjetit të Kinës tha të hënën se "do të bëjë gjithçka për të luftuar betejën e ashpër të furnizimit me energji elektrike", duke bërë çdo përpjekje për të siguruar konsumin e banimit.

Furnizuesit kryesorë ndërkombëtarë po përgatiten për ndikim në bizneset që tashmë po përballen me vonesat e shkaktuara nga mungesat dhe vonesat globale të transportit.

Megjithatë situata në kinë është ende e menaxhueshme sipas analistëve por gjithsesi e ngadaltë dhe parashikohet të ketë vonesa në prodhim.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?