Kriza në Evropë, BE bisedime për tavanin e çmimit të gazit, Macron: Jemi afër një marrëveshjeje përfundimtare

19 Dhjetor 2022, 16:33| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 16:43

  • Share

E hëna ka nisur me diskutime të forta në Komisionin Evropian, pasi ministrat e 27 vendeve anëtare po debatojnë mbi çmimin tavan të gazit në nivel evropian.

Kriza energjetike si pasojë e luftës në Ukrainë ka sjellë rritje të vlerës së gazit, por zyrtarët po bisedojnë për të vendosur një kufi për tu shkuar në ndihmë familjeve dhe bizneseve.

Pesë takimet e mëhershme kanë dështuar, por për disa liderë evropianë marrëveshja është e afërt, e cila do të ketë ndikim të madh në stabilizimin e çmimeve në nivel evropian.

"Ne kemi përcaktuar kornizën politike që do t'i lejojë ministrat tanë të finalizojnë çështjen e një kufiri për çmimin e gazit," tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Të 27-ta vendet e unionit janë të unifikuar në masat dhe sanksionet kundër Rusisë për luftën në Ukrainë, teksa bisedimet dhe mosmarrëveshjet mes tyre vijojnë sa i përket furnizimit me karburant dhe paketat e ndihmës për familjet.

Evropianët duan të ndërtojnë një politikë të përbashkët energjetike, pasi, sipas shumë ekonomistëve, vende të tjera në Azi apo Afrikë janë konkurentë të fortë për gazin dhe karburantin që vjen nga Lindja e Mesme.

Gjasat janë që të kemi një marrëveshje këtë javë, pasi gjermanët dhe francezët, si dy vende lider në BE, janë dakordësuar

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?