Kriza në Bjellorusi/ Thirrja e gazetarëve: OSBE të ndërhyjë urgjentisht (VIDEO)

28 Gusht 2020, 11:17| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 13:08

  • Share

Teksa në Vjenë 55 përfaqësuesit e vendeve anëtare të OSBE po zhvillojnë një mbledhje të posaçme e Këshillit të Përhershëm të OSBE- së për situatën në Bjellorusi, thirrje për ndërhyrjen e tyre kanë ardhur edhe nga kryeqyteti Minsk këtë të premte.

Janë shoqatat e Gazetarëve të Bjellorusisë të cilët kërkojnë që një mision i OSBE-së është i nevojshëm urgjentisht.

“Ne i bëjmë përsëri thirrje shteteve anëtare të OSBE-së që të aktivizojnë të ashtuquajturin Mekanizmin e Moskës në mënyrë që të lejojë dërgimin e këtij misioni ndërkombëtar."

Kjo kërkesë vjen teksa ditën e enjte, Federata Europiane e Gazetarëve njoftoi se policia bjelloruse arrestoi 47 gazetarë, mes të cilëve edhe të huaj, të cilët mbulonin mediatikisht protestën e organizuar nga opozita. Policia konfiskoi gjithashtu telefonat dhe dokumentet e tyre të identitetit.

Federata Europiane e Gazetarëve i konsideron këto ndalime arbitrare dhe një akt tjetër  censurimi nga autoritetet e Bjellorusisë kurse Ministria Brendshme në vend më vonë mohoi që gazetarët ishin ndaluar. Ajo tha që gazetarët ishin dërguar në Departamentin e Punëve të Brendshme për të kontrolluar nëse kishin akreditim të vlefshëm për të mbuluar situatën.

Shoqata e Gazetarëve Bjellorusë  (BAJ) ka përpiluar gjithashtu një listë të gazetarëve të arrestuar në mënyrë arbitrare.

Presidenti i EFJ Mogens Blicher Bjerregård, i quajti kontrollet e akreditimit si pretendim për të ndaluar gazetarët të raportonin mbi protestat masive kundër manipulimit zgjedhor dhe dhunës policore dhe u shpreh se është koha e duhur që bashkësia ndërkombëtare të reagojë.  

Vala e zemërimit në Bjellorusi shpërtheu qëkur Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli president me 80 % të votave Lukashenkon i cili është në pushtet prej vitit 1994. Për opozitën zgjedhjet ishin të manipuluar dhe njerëzit dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e tij.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir Dragjoshi: 28/08/2020 12:24

    Eshte rasti per te bere me te miren . Eksperiencat aktuale ne politiken shqipetare jane skandaloze . Ndaj, mendoj se pergjegjesit e perzgjedhjes se kandidateve nuk do bejne te perseriten gabimet. Perpara PD !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?