Rezoluta për Bjellorusinë/ Parlamenti Europian nuk e njeh Lukashenko-n si president dhe bën thirrje për zgjedhje të reja

17 Shtator 2020, 15:41| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 16:59

  • Share

Parlamenti Europian ka bërë thirrje për sanksione kundër presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko, duke dënuar në të njëjtën kohë dhunën e përdorur mbi protestuesit të cilët prej muajit gusht demonstrojnë në rrugët e kryeqytetit Minsk dhe në shumë qytete të vendit.

Në një rezolutë të miratuar sot me 574 po, 37 jo dhe 82 abstenime, Parlamenti Europian hodhi poshtë rezultatet zyrtare të të ashtuquajturave "zgjedhje presidenciale" të cilat u zhvilluan në Bjellorusi më 9 gusht, pasi ato u mbajtën "në shkelje flagrante të standardeve të njohura ndërkombëtarisht".

Sapo "mandati i udhëheqësit autoritar në largim Aleksandër Lukashenko të përfundojë më 5 nëntor, Parlamenti Europian nuk do ta njohë më atë si president të vendit, - thuhet në rezolutë

Parlamenti Europian gjithashtu bëri thirrje për "zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur", të cilat do duhet të zhvillohen nën "mbikëqyrjen ndërkombëtare" dhe "mbështet qytetarët bjellorusë që demonstrojnë për liri dhe demokraci".

Ndërkohë Aleksandër Lukashenko, i cili bashkë me 30 zyrtarë është vënë në shenjestër të sanksioneve të Bashkimit Europian, që e konsideron atë president jo legjitim të Bjellorusisë, pasi po mban pushtetin me vota të manipuluara, akuzoi sot Perëndimin se po përpiqet për të shkatërruar vendin.

Ai u shpreh se SHBA dhe satelitët e tyre, si Polonia, Lituania, Republika Çeke dhe Ukraina po bëjnë përpjekje bashkë me opozitën për të organizuar revolucion

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hapu dhe: 18/09/2020 13:26

    I plasi Lukashenkos se nuk e njeh Parlamenti europian. Mjafton qe ate Njoh Rusia. Europa nuk eshte ne gjendje te zgjidhe ceshtjen mes Kosoves dhe Serbise, kerkon te imponoj zgjidhje ne Bjellrusi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?