Kriza energjitike në Kosovë/ Qeveria miraton vendimin për 90 mln euro subvencione

5 Shkurt 2022, 23:33| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 23:36

  • Share

Qeveria e Kosovës miratoi këtë të shtunë vendimin për subvencionimin e 90 mln eurove si zgjidhjen e krizës së energjisë elektrike. Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë.

‘Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët. Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro)’, thuhet në njoftimin për mediat.

Referuar njoftimit, përmes këtij vendimi objektivi është të ulet ndikimi i tarifave të energjisë për konsumatorët.

‘Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend’, thuhet në njoftim.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?