Mbledhja e ERE

Kriza energjetike, Tabaku në mbledhjen e ERE: Të hiqet fasha 800 KW! Qeveria ju propozon, por nuk mund të vendosë çmime

27 Tetor 2022, 11:39| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 15:48

  • Share

Kërkesa e deputetes demokrate Jorida Tabaku për të hequr fashën 800 kwh për energjinë elektrike është hedhur poshtë në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë.

Tabaku u shpreh se duhet mbrojtur interesi i qytetarëve dhe të hiqet fasha për 100 mijë familje shqiptare që sipas saj do t’i rritet çmimi i energjisë me 5 herë më shumë. Ndonëse ERE e rrëzoi kërkesën, përdori si argument faktin që çmimet e energjisë kanë rënë në bursë.

Më herët, ishte parashikuar që nga 1 tetori të aplikohej fasha 800 kwh dhe nëse familjet konsumonin më tepër në muaj, çdo kilovat më shumë do të llogaritej me çmim tregu.  Elemente pozitivë ndikuan në skemën e parashikuar nga qeveria për përballimin e krizës gjë ndikoi në shtyrjen e taksimit të fashës 800 kilovat. Kryeministri Edi Rama u shpreh se kishte tendencë kursimi nga qytetarët dhe pati përmirësim të nivelit në Fierzë prej reshjeve të shiut.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse nga 1 nëntori do të aplikohet fasha 800 kwh.

Komento

Komente

  • Boti: 28/10/2022 11:44

    Rropte eres ,qeverise dhe ju sufllaqexhinjte

    Përgjigju
  • Tim.: 27/10/2022 16:42

    Ik o tabake se po ben shume zhurme per asgje ti qe hsrxhon me shume se 800 kwh e mbulon me rrogen qe merr

    Përgjigju
  • gani: 27/10/2022 13:39

    Ik o tabak e ha naj pjate me groshe e te lirohesh se po plas

    Përgjigju
  • genci: 27/10/2022 13:38

    PO kjo po ndodh ne te gjithe boten moj zonja tabak qe ben si e zgjuar e sikur flet bukur

    Përgjigju
  • Geri: 27/10/2022 13:22

    Sa te kemi Ramen ne krye te vendit cdo situate do ta kalojme

    Përgjigju
  • klodi: 27/10/2022 13:19

    po mi zonjw si te duash ti naj kafe turke do se si shume po fliske flet dhe pa piken e lidhjes

    Përgjigju
  • Isi: 27/10/2022 13:15

    Do te gjendet nje zgjidhje me patjeter per energjin elekrike

    Përgjigju
  • Populli: 27/10/2022 11:58

    Te ky vend nese ngrihen njehere cmimet nuk ka shans te ulen serish , njerezit nuk ngrihen te kerkojne te drejtat e tyre ( ata qe kane ngelur ) kurse shteti dihet bandite me lishence kane 30 vjet qe vjedhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?