KESH: Kemi rritur importin për të furnizuar konsumatorët, çmimi i energjisë në treg shkoi deri në 550 euro Mwh! OSHEE: 24 % humbjet në rrjet, kriza pengon investimet

23 Mars 2022, 16:10| Përditesimi: 23 Mars 2022, 18:47

  • Share

Kriza energjetike që ka shkaktuar rritje marramendëse të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, gjë që ka bërë që Komiteti i Energjisë  të bëjë një pasqyrim të situatës aktuale. Një nga situatat më shqetësuese është ajo hidrike në basenin më të madh ujëmbledhës të kaskadës së Drinit. Drejtori i KESH, Ergys Verdho theksoi se është rritur importi i energjisë për të furnizuar konsumatorët, ku çmimi në treg shkoi deri në 550 euro Mwh! Niveli i Fierzës  është 271 metra në Fierzë, ndërsa Verdho tha se përveç rezervës në kaskadë ka edhe një rezervë të parablerë në treg që e çon atë në nivelet mesatare historike.

“KESH që në janar përpos prodhimit në pjesën e kaskadës ka ushtruar edhe blerjen për të furnizuar FSHU për familjarët dhe biznesin e vogël si dhe tensionin e mesëm ku janë 4770 biznese. Kemi 537 Gwh të dhëna në janar në total ndër të cilat 40 për qind është import dhe 60 për qind prodhim. Në shkurt importi u rrit edhe 5 për qind për shkak të prurjeve jo shumë të mëdha. Në mars deri më sot janë 328 Gwh ku 274 janë të prodhuara dhe 47 janë të blera në treg të parregulluar. Dy javët e para të muajit mars ka pasur rritje të çmimit në bursa për shkak të situatës Ukrainë-Rusi ku Mwh arriti 550 euro ndaju detyruam që pjesën më të madhe ta prodhonim. Rezerva energjetike aktualisht është 290 gigavat në kaskadë. Duke shtuar dhe kapacitetet 228 gigavat të parablera  mund të themi se është afër rezervës 518 gigavat e konvertuar në metra,  12 metra plus. Pra sot me parablerjen kemi arritur në 271 metra në Fierzë” tha Verdho

Ndërsa Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se për familjarët nuk do të ketë kufizim të energjisë dhe as rritje të çmimit të faturës, ndërsa bëri thirrje që bizneset dhe qytetarët të jenë të përgjegjshëm për të paguar faturat   

"KESH ka bërë një menaxhim të mirë të kaskadave por edhe kemi bërë transparencë për qytetarët se kush janë çmimet që ne dalim në treg për të importuar energji. Kjo situatë po menaxhohet, sigurisht KESH është në gatishmëri në këto momente, për shkak të krizë energjetike që prej tetorit, ajo që garantojmë është që energjia nuk do të mungojë për qytetarët. Qeveria ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet e shtuara të faturës së familjarët dhe bizneset e vogël.Kemi mbrojtur dhe mbi 7 mijë bizneset e lidhur ne tension të mesëm. Do ulemi me këto biznese që të ridiskutojmë sikurse e kemi lënë më herët por kemi marrë angazhim të vazhdojmë t'i mbrojmë", tha Balluku.

Një tjetër problematikë janë humbjet në rrjet të energjisë, ku aktualisht është 24 %. Kjo tha administratori i OSHEE Ardian Çela vjen si pasojë e mos investimeve në rritje pasi kriza energjetika ka bërë që të gjitha paratë të fokusohen tek importi i energjisë.

 

Ora 16:13
Kreu i OSHEE, Çela: Nga 2017 janë ndërprerë investimet për të përballuar importin e energjisë! Problem vjedhja nga shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat

Që nga vitit 2017 janë ndërprerë investimet në sektorin e energjisë, për të përballuar importin e energjisë elektrike. Kështu bëri më dije drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Ardian Çela, ndërsa tha se për konsumatorët çmimi i energjisë subvencionohet nga shtetit. Çela shtoi se kompania ka ritëm të kënaqshëm për sa i përket arkëtimeve.

'Në shtator e deri në dhjetor, pati rritje eksponenciale të blerjes së energjisë elektrike, pasi Shqipëria e importon. Kjo impaktoi për ndërprerjen e investimeve për të 4 vit radhazi. Në 2017 është ndërprerë që të ndërpresë investimet për të përballuar importin e energjisë. Kjo kosto nuk është transmetuar tek konsumatori. Tarifa 9.5 lekë që paguajnë familjarët është tarifës e subvencionaur. Edhe tek biznesi i vogël është tarifë e subvencionuar. Jemi në nivelin e 24% të humbjeve. Targeti është se në do të jemi nën nivelin e 19%.  Vetëm niveli i humbjeve teknike, llogaritet, në nivelin e 15%. Për 1% humbje teknike duhet të investojmë 50 mln euro. Kompania vazhdon të ketë ritëm të kënaqshëm për sa i përket arkëtimeve. Në fillim të vitit, muajt e parë ka pasur pak probleme por tani jemi duke rikuperuar. Sa i përket kontrolleve, ne kemi bërë një rifreskim dhe kemi proceduar disa herë shkelësit e ligjit. Kemi konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedhat Ne kemi disa projekte për investime në të gjithë zonën bregdetare. Do të jemi më të mbledhur por s’do të lëmë pas dore asnjë investim' - tha Çela.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 23/03/2022 16:27

    Po pra , e keni me kollaj te keni humbje se me ate manovroni per te vjedh se sa te investoni 50 milion euro per cdo 1 % humbje. Hajdute me cizme !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?