Muzeu i famshëm i Luvrit

Kriza energjetike/ Muzeu i famshëm i Luvrit do të fikë dritat 2 orë përpara për të ndërgjegjësuar qytetarët të kursejnë

17 Shtator 2022, 22:41| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 22:45

  • Share

FRANCË- Muzetë e famshëm francezë të Luvrit dhe Versajës do të fikin dritat e tyre më herët si një masë simbolike për t'i kujtuar qytetarëve krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Parisi njoftoi në fillim të kësaj jave se do të fillojë të fikë dritat dekorative që zbukurojnë monumentet e qytetit që ai menaxhon disa orë më herët se zakonisht, mes tyre edhe Kulla duke e Eiffel. Ministrja franceze e Kulturës Rima Abdul Malak tha të shtunën se Piramida e Luvrit do të fikë dritat në 23:00 në vend të orës 1:00 të mëngjesit.

"Simbolet janë shumë të rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin e publikut," tha ajo, duke shtuar se vetëm masat simbolike nuk do të jenë të mjaftueshme për të ulur përdorimin e energjisë elektrike.

Ajo u bëri thirrje institucioneve kulturore franceze që të përdorin metoda të kursimit të energjisë duke vendosur LED në vend të llambave, pasi sipas saj mun dtë ndihmojnë për të kursyer 1/3 e energjisë elektrike.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?