Libani pa energji elektrike

Bota

Kriza energjetike botërore, Libani ‘zhytet’ në terr

9 Tetor 2021, 21:43| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 21:50

  • Share

LIBAN- Libani është zhytur sot në errësirë teksa i gjithë vendi është përfshirë nga një ndërprerje e energjisë elektrike që pritet të zgjasë disa ditë. Rrjeti kombëtar i furnizimit ka ndaluar pas mbarimit të karburantit në dy stacionet kryesore të energjisë elektrike të vendit, shkruan BBC

Impjantet al Zahrani dhe Deir Ammar ndaluan sot punën pas konsumimit të të gjitha rezervave të karburantit, duke ulur prodhimin e energjisë në më pak se 200 megavat, që mjafton vetëm për furnizimin e rreth 5,000 shtëpive.

Libani pa energji elektrike

Një zyrtar i qeverisë tha se ndërprerja mund të zgjasë të gjithë fundjavën, duke lënë popullatën prej rreth 6 milionë njerëzish në errësirë totale. Rrjeti Al Jazeera raportonte për protesta në qytetin verior të Halba, jashtë zyrave të kompanisë shtetërore të energjisë, si dhe rezidentë që bllokonin rrugët me goma të ndezura në qytetin Tripoli.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë një problem në Liban që prej fundit të luftës së viteve, për çka vendi i vogël mbështetet në importet e karburanteve.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?