Anijet ruse dhe të NATO-s në Mesdhe

Kriza e Ukrainës 'zhvendoset' në Mesdhe! NATO 'sfidon' anijet ruse në Kanalin e Siçilisë

2 Shkurt 2022, 14:20| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 14:24

  • Share

Kriza e Ukrainës nuk është dhe aq larg. Nga kufiri ruso-ukrainas tashmë ajo po mbërrin në Mesdhe. Anije të flotës ruse kaluan në afërsi të kanalit të Sicilisë si pjesë e stërvitjeve detare të paralajmëruara dhe kjo ka ngjallur shqetësim. Edhe pse ministria italiane e mbrojtjes pohoi kalimin e 6 anijeve ruse, por nënvizoi se ato “nuk kanë cenuar sovranitetin dhe ujërat territoriale të Italisë”.

Gjashtë anijet ruse ishin nisur në mes të janarit  nga Deti i Veriut, nga portet e Severomorsk ku ndodhet Flota e Veriut, dhe Baltijsk ku ndodhet Flota Balltike. Anijet janë projektuar të transportojnë  rreth 60 tanke dhe mbi 1500 ushtarë.

Ndërkohë që një zyrtar i NATO-s ka thënë se forcat aleate monitorojnë në mënyrë rutinore anijet ruse që lundrojnë pranë ujërave të vendeve të aleancës.

“Neptuni Strike vazhdon aktivitetet e patrullimit në Detin Mesdhe. Kjo nënvizon gatishmërinë e NATO-s për të integruar aftësitë detare të nivelit të lartë të një grupi sulmues aeroplanmbajtës për të siguruar gatishmëri të lartë operacionale dhe mbrojtje të të gjithë aleatëve. Është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që një grup i plotë i aeroplanmbajtësve amerikanë është nën komandën e NATO-s. Siç ka thënë tashmë Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, NATO do të bëjë gjithmonë atë që është e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, ka thënë ai.

Levizjet e anijeve ruse dhe atyre te NATOS
 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?