Kriza e selisë blu, deputetja e PD-së: Nuk e dua rikthimin e Bashës, Berisha s’ka për të sjellë kurrë fitore

9 Qershor 2023, 13:50| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 14:18

  • Share

Demokratët duken se janë në bllok përsa i takon një rikthimi të ish kryedemokratit Lulzim Bashan në krye të Partisë Demokratike. E ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, deputetja e PD-së, Ilda Dhori thotë se bashkimin e PD-së nuk e realizon dot Lulzim Basha.

“Kam preferuar të angazhohem me fushatën me demokratët në bazë duke mos u përfshirë në asnjë pjesë. Rikthimi i Bashës është një gjë që vulos ndarjen e PD-së. Basha nuk mund të konceptohet si ai që mund të bashkojë pjesën tjetër të demokratëve. Nuk besoj që rikthimi i Bashës do ta forcojë apo do ta bëjë më të besueshëm këtë fraksion të partisë. Nëse ne do të kishim një njeri që do të ngjallte besim.”- tha ajo.

Ndër të tjera, Ilda Dhori u shpreh se nuk beson te një sukses të Berishës.

“As sot se besoj që Berisha sjell fitoren por duhet të ketë rol për hapjen dhe reformimin e PD-së. në këto momente ka një rol të rëndësishëm të unifikimit të PD-së.’- thotë Dhori.

Kujtojmë se Kryesia e PD vendosi hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 Qershor dorëzohen kandidaturat.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/06/2023 02:14

    Nuk dashke rikthimin e Bashes,por kerkoke qe Berisha te luaj rol ne bashkimin e PD??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?