Kriza e PD-së, Bardhi në Kontrast: Mbledhja e Këshillit e paligjshme! Nuk sillem dot njëlloj si modeli i Berishës që e kam kritikuar 1 vit e gjysmë

21 Qershor 2023, 15:00| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 18:40

  • Share

Pas zgjedhjeve të 14 majit, opozita është më e ndarë se më parë dhe diskutimi bëhet për drejtuesin e ri të PD. Pikërisht për zgjedhjen e kryetarit dhe rikthimit si kandidat të Lulzim Bashës duket sikur ka një përçarje brenda kampit të PD-së. I ftuar në Kontrast, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se tensioni aktual brenda partisë nuk është në interesin e askujt.

Thënë ndryshe, Bardhi tha se ajo mbledhje e Këshillit ishte jo ligjore, pasi iu hoqën kompetencat si Sekretar i Përgjithshëm i partisë. I ftuar në Kontrast me gazetarët  e Report Tv, Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Bardhi thotë se nuk mund të bëhet palë me mendësinë e njëjtë të atyre që ka kritikuar për një vit e gjysmë, duke përmendur Sali Berishën.

“Këshilli ka qenë një ndër kërkesat e mia. U refuzua dhe më pas u pranua. Më pas pashë që në mënyrë anti statutore, i gjithë organizimi i mbledhjes, që nga njoftimet etj që janë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, i kishin hequr dhe ua kishin dhënë 3 zyrtarëve që s’kanë lidhje me organizimin e Këshillit. Dhe kjo e bënte mbledhjen jo ligjore.

Nuk e kuptoj se kujt i intereson ky tension, por ajo që pashë dje ishte shqetësuese. Nëse ne heqim ata që mendojnë ndryshe, na bën parti qesharake, personale. Unë gjykoja që ne ishim ndarë nga ky model. Unë nuk sillem dot njëlloj siç është modeli që kam kritikuar në 1 vit e gjysmë. Ky ishte moment historik për partinë.”- tha Bardhi.

I pyetur për rikthimin e Bashës në krye të PD-së, Bardhi tha se nuk merret me emra të përveçëm. Ai tha se është i shqetësuar të copëtohet edhe më tej.

“Beteja s’ka të bëjë me emra të përveçëm. Unë mendoja se do duhet ta linim pas sepse ishte metodë që na ndante e përçante. Partia vazhdon të copëtohet edhe më tej.”- thotë Bardhi.

Ndër të tjera ai tha se pse nuk e kishte komentuar vendimin e Këshillit që në momentin kur doli, madje parashikoi rrënimin e partisë nëse gjërat vijojnë kështu.

“Doja ta besoja që ishte lajthitje ai projekt i PD që ishte i paligjshëm. S’e kam fryrë përçarjen, madje apeloj të kenë maturi dhe reflektim, Kështu siç po shkojnë gjërat, Rama merr 100 mandate ndërsa opozita zero.”- thotë Bardhi.

Për të paralelizuar gjendjen aktuale të PD-së, Bardhi tregoi një episod me kolegët e tij që janë pjesë e Rithemelimit. Ai u shpreh se pavarësisht se nuk e besonin që Berisha do ishte fitues, ata mbanin një qëndrim uniformë në televizon, gjë që ai vetë nuk e pranon.

“Ne po sillemi si kolegët që shkuan nga Berisha. I pyesja drejtpërdrejt “A do dalë Berisha fitues?” Më thanë jo. Unë kam vendosur të them gjithnjë atë që besoj, qoftë në kamera qoftë në kafene.”- vijoi Bardhi.

Për herë të parë Këshillit Kombëtar të PD, i cili u mblodh dje, i mungoi e gjithë struktura drejtuese e Partisë. Mungesës së Kryetarit, i cili të djathtëve i mungon prej nje viti e gjysmë iu bashkua edhe ajo e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit dhe e 16 deputetëve që e bojkotuan.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 22/06/2023 09:06

    SA DRIDHE LIKE JE MOJ GAZMENDA...

    Përgjigju
  • Ben: 21/06/2023 17:29

    Sa i drejte eshte ky kavajoti.Bravo,kjo drejtesi e karakterizon kete rob zoti.Ky vdes t,ja mbaj drejt Sales.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?