Kriza e PD/ Kadilli në Report Tv: Tabaku e Bardhi dështuan të drejtojnë partinë! Basha e Hani s’janë zgjidhje! Berisha-Meta s’u thonë më asgjë shqiptarëve

27 Qershor 2023, 17:30| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 18:20

  • Share

Kriza brenda partisë Demokratike jo vetëm që vijon të jetë në vend numëro, por madje është në gjendjen më të keqe të saj. Me këtë frymë e nisi komentin e tij ish deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli në emisionin “Studio Live” me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj.

Kadilli madje u shpreh se kjo krizë e PD-së vjen edhe si pasojë e nënkrytares së PD-së, Jorida Tabakut dhe Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.

“PD është në krizë shumë të thellë. Dy drejtuesit e tjerë Tabaku dhe Bardhi dështuan të drejtojnë partinë dhe t’i jepnin profil PD-së. Ata dështuan edhe të kryenin aksionin politik.”- thotë Kadilli.

Duke komentuar 2 kandidaturat e reja për postin e kryetarit, Kadilli tha e cilësoi Bashën si një kandidaturë që po mundohet të sjellë frymë të re me teza të vjetra ndërsa Gjergj Hanin si sakrificë. Megjithatë ai mbetet kritik për opozitën, e cila sipas tij nuk do mund të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe efektive.

“Ajo që po bën Basha është një përpjekje për të krijuar frymë tjetër. Këto nuk janë të reja në politikë por gjithsesi i ka përfshirë brenda profilit të tij. Asnjë nga ata se di çfarë është struktura e PD-së zyrtare.

Hani nga ana tjetër është sakrificë. Ai po i drejtohet një audience tjetër, janë ata demokratë që zgjidhen të rrinë në PD zyrtare jo se janë fashist po se nuk duan modelin e vjetër politik.

Kjo është situatë që s’do ketë zgjidhje të shpejtë dhe eficente për opozitën. Dukshëm nuk kemi më përpjekje false për bashkim siç ka nga ana tjetër.”- thotë ai.

 Të njëjtin qëndrim kritik e ka pasur edhe për dyshen Berisha-Meta ku tha se janë të padëshiruar edhe nga shqiptarët.

“Një ndër ata që prodhon gënjeshtrat më të mëdha është Berisha dhe ata që i gëlltisin janë ata që i rrinë nga mbrapa. Berisha-Meta s’u thotë më asgjë shqiptarëve. Nuk ka dobi, asgjë në shtëpinë e asnjë shqiptari.”- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?