Foto ilustruese

Bordi ul çmimin e naftës, shitet 3 lekë më lirë! Ulet me 1 lekë edhe benzina! Gazi nuk ndryshon

2 Shkurt 2023, 14:25| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 14:49

  • Share

TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë. Konkretisht nga 200 lekë për litër që ishte, nafta do të shitet me 197 lekë për litër. Benzina ka pësuar ulje çmimi me vetëm një lekë, pra nga 190 lekë që ishte do të shitet me 189 lekë për litër. 

Ndërkohë çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, pra do të tregtohet me 69 lekë për litër. Çmimet e reja do të futen në fuqi nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër", thuhet në njoftim. 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

                                       ISHTE                    BËHET
Çmimi i naftës            200 lekë/litër           197 lekë/litër          
Çmimi i benzinës       190 lekë/litër           189 lekë/litër          
Çmimi i gazit               69 lekë/litër             69 lekë/litër   

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?