Kriza e energjisë/ Braçe: Të shpallet plani i kursimit, vilat e periferisë së Tiranës me 50 ndriçues, mos ruajnë paratë? Spaho: Ulni humbjet në rrjet janë 25%

6 Shtator 2022, 11:48| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 14:32

  • Share

 

Duke u ndalur te plani i kursimit, deputeti socialist, Erion Braçe tha se është i domosdoshëm teksa shtoi se në periferi të Tiranës ka vila që mbajnë dritat e vilave ndezur për luks, duke thënë se kjo është një abuzim, teksa nuk i ka kursyer edhe ironitë. 

"Kur flas me luksin e kam fjalën për periferinë e Tiranës. Unë nuk mendoj se ka pensionist që harxhon 800 kilovat, që ka familje me ndihmë ekonomike që harxhon kaq, nuk mendoj që ka familje të shtresës së mesme e të ulët që harxhojnë 800 kilovat në muaj. As unë dhe ti nuk harxhojmë kaq dhe pse ngrohemi e ftohemi me kondicioner. Shqetësimi im është me ata që abuzojnë. Vilat e periferisë së Tiranës me 50 ndriçues se kujt i duhet nuk e di, llahtar, vetëm nëse i kanë mbushur vilat me para dhe i ruajnë. Ne po e paguajmë faturën e energjisë se 28 miliardë lekë nga taksat po e paguajmë", tha Braçe.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Edmond Spaho tha se qeveria duhet të ulë humbjet në rrjet me të paktën 25%.

"Kemi çmimin më të lartë të energjisë në rajon 12 kilovat orë me TVSH. Kemi 10 vite që e paguajmë me këtë çmim. Ne prodhojmë 75% të nevojave nga prodhimet e brendshme, nga uji me koston më të ulët të mundshme. Së treti shikoni kush është konsumatori kryesor i energjisë elektrike, janë humbjet në rrjet që shkon 25%. Mos abuzoni me luksin, ca janë 800 kilovat në muaj në dimër, ne po ju themi as mos të lahen as mos të gatuajnë. Ca alternativash kanë, ka gaz këtu apo dru? Duhet parë me kujdes energjia se do kthehet në bumerang social", u shpreh Spaho.


Lajmi kryesor:

Çmimet në ‘stratosferë’, qeveria rishikon buxhetin 2022! Paketa e dytë për familjet e pensionistët ende pa datë! Braçe: Jeni vonë, kostot të papërballueshme! (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?