Kriza e çmimeve përkeqëson konsumin e qytetarëve, Banka e Shqipërisë: Besimi i qytetarëve u ul me 6.7%, si në pandemi! Kanë reduktuar blerjet, nisin kursimin

7 Prill 2022, 19:20| Përditesimi: 7 Prill 2022, 20:35

  • Share

Kriza e çmimeve e nisur prej më shumë se një muaj, ka ulur menjëherë konsumin e qytetarëve, të cilët kanë nisur të kursejnë. Banka e Shqipërisë raporton se besimi i konsumatorëve në ekonomi në muajin mars ra në nivelin e dytë më të ulët historik pas uljes që shënoi në fillimet e pandemisë.

Çmimet e larta kanë përkeqësuar menjëherë konsumin e qytetarëve, dhe kanë ulur besimin për situatën ekonomike. Banka e Shqipërisë raporton se besimi në ekonomi ra me 2% në muajin mars i ndikuar më së shumti nga përkeqësimi i besimit konsumator dhe i bizneseve në sektorin e tregtisë.

Besimi i qytetarëve ka rënë me 6.7% në muajin e kaluar, që është niveli i dytë më i ulët historik pas minimumit që shënoi në fillimet e pandemisë. Sipas raportit kjo rënie e besimit është shoqëruar me ulje të blerjeve aktuale, në kushtet kur frika se çmimet e konsumit mund të vijojnë të rriten në të ardhmen ka shënuar rritje.

Si pasojë e çmimeve të rritura qytetarët kanë rritur kursimet me 2.8% në mars, krahasuar me muajin shkurt, ndërsa pritshmëritë janë edhe më pesimiste, pasi qytetarët presin të shtrëngojnë më tej xhepin e të rrisin kursimet me 5.5%.

Kursimi ishte një pasojë e pritshme e krizës së çmimeve, për shkak se inflacioni i mallrave të shportës sipas INSTAT ka arritur në 6.9%, që është niveli më i lartë historik i dekadës.

Ndërsa sa i takon industrisë, ndërtimit dhe shërbimet besimi është rritur ndikuar nga kontratat e reja dhe ecuria pozitive e aktivitetit të tyre.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?