Gary Lineker

Kritikoi planin e qeverisë angleze për azilkërkuesit, shkarkohet nga BBC ish-kapiteni i Anglisë Gary Lineker

11 Mars 2023, 07:40| Përditesimi: 11 Mars 2023, 07:52

  • Share

Një nga programet kryesore të futbollit në televizionin britanik u përfshi në trazira të premten pasi BBC pezulloi drejtuesin e saj, ish-yllin anglez të futbollit Gary Lineker, për komentet që ai bëri duke kritikuar planin e qeverisë konservatore për të ndaluar azilkërkuesit që mbërrijnë me varka nëpër kanalit të La Manshit.

Lineker, ish-kapiten i ekipit kombëtar të futbollit të Anglisë dhe golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 1986, ndezi një debat në të djathtën politike, pasi deklaroi se sekretarja britanike e Brendshme, Suella Braverman, po përdorte një gjuhë që të kujtonte nazistët.

“Nuk ka asnjë fluks të madh refugjatësh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është një politikë tepër brutale e qeverisë britanike kundër njerëzve, që nuk ndryshon nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet 30″, shkroi në Twitter moderatori duke denoncuar projektligjin.

Pas disa ditësh debati të zhvilluara në mediat sociale, në faqet e gazetave britanike dhe në sallat e Parlamentit, BBC tha të premten se Lineker në mediat sociale ishte "në shkelje të udhëzimeve tona" dhe se ai ishte nga drejtimi i rubrikës sportive, “Match of the Day” programi më i ndjekur sportiv në Angli, i cili daton që  nga viti 1964.

“BBC ka vendosur që ai të tërhiqet nga prezantimi i ‘Match of the Day’ derisa të kemi një pozicion të dakorduar dhe të qartë për përdorimin e tij të mediave sociale,” tha në një deklaratë Korporata Britanike e Transmetimeve

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 11/03/2023 10:42

    Ku ashte lirija e fjales ketu?

    Përgjigju
  • Turi: 11/03/2023 10:16

    Hahahah keto jane vendet qe kane me shume (demokraci) ne bote vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?