Xavi Hernandez

Kritikat për skualifikimet e njëpasnjëshme të Barcelonës, fjalët e Xavit japin shpresë për tifozët katalanas

26 Janar, 09:09| Përditesimi: 26 Janar, 09:20

  • Share

Pavarësisht rezultateve të dobëta dhe skualifikimit humbjes së 2 trofeve si Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit këtë sezon, trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez tha se ka besim shumë të madh tek talentet e ekipit.

I kritikuar nga skeptikët pas eliminimeve të njëpasnjëshme të Barçës, Xavi tha se nuk bëhej fjalë për të si menaxher por për të rinjtë e shjollës së futbollit ‘La Masia’ të cilët janë shpresë për ekipin e madh të katalanasve.

“Më besoni, Barcelona ka të ardhme shumë të mirë dhe nuk po flas për veten time”, ka thënë fillimisht Xavi. Po flas për të rinjtë, prandaj po i inkuadroj, dua shumë që të jenë gati për të ardhmen. Nuk ka të bëjë që unë të jem menaxher apo jo. Këta djem janë të veçantë”, përfundoi trajneri spanjoll.

Xavi është trajneri që u ka dhënë më shumë mundësi të rinjve te Barça me mbi 10 adoleshentë nga La Masia që kanë debutuar nën drejtimin e ish-mesfushorit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?