Kritikat e Ramës ndaj BE për vaksinën, Basha: Fajin se ka Europa, por Tirja e qeverisë që i vjedh shqiptarët

18 Janar 2021, 20:04| Përditesimi: 18 Janar 2021, 20:13

  • Share

Pas kritikave që kryeministri Edi Rama i bëri BE-së për faktin se e la fatin e vaksinimit të rajonit të Ballkanit në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale, ka nervozuar kryedemokratin Lulzim Basha i cili shkruan se Rama po fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

Basha shkruan në facebook se BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira dhe se pas 25 prillit Shqipëria do rikthehet në rrugën e duhur.

“Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën  vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në. Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët tjetër për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë. BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE”, shkruan Basha.

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar BE-në që nuk lejoi shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit. Këto kritika kanë nxitur dhe reagimin e Ambasadës Franceze e cila shprehet se BE është donatori më i madh në këtë rajon dhe se nuk mund të sulmohet kështu një vend mik. Pak ditë më parë në lidhje me këto kritika u shpreh i habitur edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili tha se nuk BE e ka ndihmuar Shqipërinë me fonde dhe se vendi nuk kishte paraqitur një plan vaksinimi dhe kjo ishte arsyeja që BE nuk e kishte ndihmuar me vaksina. Kryeministri Rama iu përgjigj këtyre deklaratave se Shqipëria nuk i kishte kërkuar BE-së fonde por vaksina për të lejuar vaksinimin e shqiptarëve dhe se vendi ynë do i blinte ato. Kryeministri shpjegoi se kishte pritur më shumë solidaritet nga disa vende të Bashkimit Europian

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?