Kristjan Asllani shkëlqen në verën zikaltër, shqiptari tjetër gol me Interin! Barazon kundër Monaco-s (VIDEO)

16 Korrik 2022, 22:01| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 22:11

  • Share

Kristjan Asllani po tregon një formë të mrekullueshme në fillim të sezonit me Interin. Mesfushori shqiptar në ndeshjen miqësore që zikaltërit po luajnë kundër Monaco-s ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij, duke barazuar rezultatin në 2-2.

20-vjeçari i blerë nga Empoli për 16 milionë euro në total edhe më herët ka impresionuar, duke shënuar në miqësore, por që përballë ishin kundërshtarë modest. Me të shënuar golin, Asllani, së bashku me një pjesë të madhe të lojtarëve, u zëvendësuan nga Inzaghi, i cili po teston skuadrën në prag të sezonit të ri.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?