Kristjan Asllani

Kristjan Asllani, mesfushori me pasimet më të sakta në Serie A

11 Qershor, 12:31| Përditesimi: 11 Qershor, 12:34

  • Share

Kristjan Asllani, mesfushori i Interit dhe Kombëtares është lojtari me pasimet më të sakta në Serie A. Sipas OPTA-s, Institutit që merret me Statistikat në Sport, Asllani ka tentuar 704 pasime dhe ka gabuar vetëm 49 prej tyre me një saktësi prej 93 përqind.

"Kristjan Asllani kishte një masë të lartë të saktësisë së pasimeve prej 93% me Interin në Serie A, sezonin e fundit. Kjo normë saktësie në pasime e shqiptarit ishte më e larta e çdo mesfushori në të gjithë kampionatin. Ai ka tentuar 704 pasime në Serie A, sezonin që sapo u mbyll, duke gabuar vetëm 49 prej tyre", kjo sipas OPTA.

Edhe pse jo me shumë minuta në fushë, Asllani ka folur në aq pak sa ka pasur mundësi dhe duket qartë se Inzaghi dhe drejtuesit zikaltër kanë marrë një përgjigje nga mesfushori kuqezi.

Statistikat e Asllanit

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?