Kristjan Asllani

Kristjan Asllani: Merita i takon trajnerit, ka forcuar grupin

10 Shtator 2023, 23:21| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 23:26

  • Share


Kristjan Asllani ishte padyshim një nga protagonistët e suksesit ndaj Polonisë, teksa bëri mjaft mirë shpërndarjen e lojës. Në përfundim të takimit mesfushori i Interit vuri theksin te forca e grupit, si çelësi i suksesit të Shqipërisë së Sylvinhos.

"E dinim rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarit. Ata u mbrojtën mirë në pjesën e parë, por gjetëm atë supergol të Asanit. Në pjesën e dytë na vunë disi në vështirësi, por na shkoi shumë mirë dhe morëm këto tre pikë.

Është e vërtetë që me këtë trajner jemi bërë një grup shumë kompakt. Rrimë shumë bashkë dhe flasim shpesh, edhe jashtë fushe. Trajneri Sylvinho ka punuar shumë për të forcuar grupin dhe jemi shumë të kënaqur për këtë", tha Asllani për Supersport.


Lajmi kryesor:

HISTORIKE/ Kombëtarja 'qëndis' kuqezi flamurin evropian! Shqipëria mposht Poloninë 2-0 në 'Air Albania' dhe prenoton Euro 2024! Mësoni gjermanishten (VIDEO + FOTO)


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?