Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen

'Krisje' te Napoli, Osimhen i kthehet agjentit të Kvaras: O idiot, qëndro larg nga emri im

10 Janar, 17:32| Përditesimi: 10 Janar, 17:33

  • Share

Victor Osimhen nuk përmbahet ndaj agjentit të shokut të skuadrës te Napoli, Kavaratskhelia. Mumuka Jugeli foli dje për "Sport1Georgia" dhe tha se paçka se Osimhen rinovoi me kampionët në fuqi të Italisë, ai do largohej këtë verë për në Arabinë Saudite, për shkak të parave. Në bisedë ai flet për Kvaran, duke thënë se nuk i interesojnë paratë dhe pret një kalim në katër nga klubet më të mira në Evropë.

Ky duket një tjetër rast i nxehtë dhe një tjetër problem për Napolin. "I dashur Mamuka Jugeli,- ka shkruar Osimhen në profilin e tij në Instagram, - je një pisllëk dhe një turp. Më vjen turp nga mënyra jote e arsyetimit o idiot. Mbaje emrin tim larg nga goja jote", thotë nigeriani.

Biseda e Mamuka Jugeli duhet vendosur në kontekstin e duhur dhe duhet kuptuar reagimi i Osimhen, kjo pas një sulmi që në bazë kishte të bënte me të ardhurat ekonomike.

"Osimhen ka nënshkruar një kontratë të re, por a mendoni vërtet se do të luajë për Napolin për të gjithë karrierën e tij? Po e them tani, ai do të shkojë të luajë në Arabinë Saudite në verë. Napolit i rriti kontratën Osimhen, por Khvicha Kvaratschelia nuk do të pranonte një transferim në Arabi edhe nëse do t'i ofronin një miliardë euro. Ai ndoshta do të pranonte të luante për Real Madrid, Bayern Munich, Barcelonën ose Manchester City. Khvicha ka vullnet dhe objektiva, ai dëshiron të jetë i suksesshëm dhe tashmë po e arrin atë", tha Mumuka Jugeli, agjenti i shokut të Osimhen.

Fjalë të rënda, që nënkuptojnë një luftë të brendshme, të lidhur me çështjet kontraktuale dhe me dëshirën për të peshuar rinovimin e kontratës së Osimhen duke e krahasuar atë me situatën e klientit të tij, i cili ende sot ka një pagë identike me atë të rënë dakord që në fillim, që është 1.5 milionë euro në sezon.

Victor Osimhen

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?