Bota

Krishtlindja e parë në Shtëpinë e Bardhë, Biden e ‘vesh’ me drita, ngjyra dhe atmosferë, çdo dhomë përfaqëson një ‘dhuratë’ të jetës

1 Dhjetor 2021, 11:32| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 11:35

  • Share

"Dhurata nga zemra" është tema e Krishtlindjeve të para të Presidentit të SHBA Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjërat që i ne i konsiderojmë të shenjta janë ato që na bashkojnë dhe falë tyre kapërcejmë distancën, kohën, madje edhe kufizimet e një pandemie. Besimi, familja, miqësia, dashuria për artin dhe natyra, sigurisht edhe mirënjohja, uniteti dhe paqja. Këto janë dhuratat që lidhin së bashku kuptimin e jetës tonë,” shkruan çifti Biden.

Dritat, ngjyrat dhe stolitë i kanë dhënë Shtëpisë së Bardhë një atmosferë tepër festive.

Çdo dhomë në Shtëpinë e Bardhë feston një dhuratë të ndryshme

  • Biblioteka është e zbukuruar me pirgje librash, zogj dhe flutura të krijuara nga gazeta e ricikluar. Ajo përfaqëson dhuratën e të mësuarit
  • Dhoma Vermeil është e zbukuruar me ngjyra dhe penela shumëngjyrëshe dhe përfaqëson dhuratën e arteve pamore.
  • Dhoma Blu, ku qëndron pema zyrtare e Krishtlindjes e Shtëpisë së Bardhë, përfaqëson dhuratën e paqes dhe unitetit. Pëllumbat që mbajnë një banderolë të ngulitur me çdo shtet dhe territor të SHBA-së bien poshtë pemës.
  • Dhoma e Kuqe, është  dekoruar për të përfaqësuar dhuratën e arteve skenike.
  • Dhoma e ngrënies përfaqëson dhuratën e familjes.
  • Grand Foyer dhe Salla e Kryqit përfaqësojnë dhuratën e besimit dhe komunitetit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?