Ikona 'Krishti i Gjithepushtetshem' para dhe pas restaurimit

'Krishti i gjithëpushtetshëm', ikona e shekullit të XVI-XVII tashmë një thesar i shpëtuar!

19 Nëntor 2023, 20:15| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 20:22

  • Share

Ikona "Krishti i Gjithëpushtetshëm" (Pantokrator) vepër e shek. XVI – XVII, atribuar ateliesë së Onufrit është restauruar. Lajmin e bën me dije në mediet sociale ministrja e Kulturës Elva Margariti, teksa shpjegon se puna është realizuar nga specialistët e Muzeut Ikonografik "Onufri" në Berat, të cilët pas dëmtimeve të konsiderueshme që vepra kishte, kanë arritur 'të shpëtojnë një thesar të ikonografisë'.


"Pas një pune disamujore restauruese në Laboratorin e Konservimit e Restaurimit në Muzeun Ikonografik “Onufri” ka dalë në dritë me gjithë madhështinë e saj ikona “Krishti i Gjithëpushtetshëm” (Pantokrator) vepër e shek. XVI – XVII, atribuar ateliesë së Onufrit.
Ikona paraqiste një sërë problematikash, që e bënin të palexueshme, si dëmtim të shtresave përgatitore dhe pelikulës piktorike në gjithë sipërfaqen, papastërti të qëndrueshme dhe mbivendosje që tjetërsonin elegancën dhe bukurinë e veprës.", shprehet Margariti, ndërsa thekson më tej se ikona do të ekspozohet së shpejti për publikun.

Ikona e “Krishtit të gjithpushtetshëm”,  është nga objektet më me vlerë të Muzeut Ikonografik "Onufri" e cila është marrë nga kisha e “Shën Todrit” në kala.

A.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?