A është krisur marrëveshja PS-PSD?! Këshilltarët e Tom Doshit në Shkodër bashkojnë 'votat' me Rithemelimin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak

21 Mars, 10:04| Përditesimi: 21 Mars, 13:29

  • Share

Pas tymnajës së krijuar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, duket se mbledhja e fundit e këshillit të bashkisë Shkodër dha sinjalin e parë të krisjes së marrëdhënieve mes Partisë Socialiste dhe Socialdemokratëve të Tom Doshit. 

Largimi i këshilltarëve të PSD –se nga mbledhja e këshillit bashkiak solli edhe prishje të numrave, duke bërë që mbledhja të dështojë për mungesë kuorumi. Në fakt në fjalën e tij para anëtarëve të këshillit, kryetari i grupit të këshilltarëve të PSD-së, Gjek Sokoli, përmendi mungesën e punësimeve në administratën e bashkisë nga Benet Beci, edhe pse e mbështeti këtë të fundit për punët që po kryhen në qytet.

“Ne jemi ata që kemi sjellë kryetarin e bashkisë në drejtim. Pa ua them në emër të grupit se ne nuk jemi penduar se ndryshimi për Shkodrën po bëhet”, tha ai.

Por këshilltarët e PSD-së kanë qëndruar në sallë për miratimin e ndihmës ekonomike dhe të paaftësisë, ndërkohë që janë larguar më pas nga salla e këshillit bashkiak duke sjellë edhe mbylljen e mbledhjes.

Më herët kanë qenë anëtarët e Rithemelimit të cilët janë larguar nga mbledhja e këshillit bashkiak dhe kanë kërkuar interpelancë me kryetarin e Bashkisë Shkodër në lidhje me largimet nga puna, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar.

Partia Socialiste ka 18 vende në këshillin bashkiak, numra të cilat nuk i mjaftojnë për të zhvilluar mbledhjet e vetme. Ndërkohë PSD-ja e Tom Doshit ka 11 vende në këshill. Mbetet për t’u parë në vijim nëse Tom Doshi do të bashkëpunojë me socialistin Benet Beci apo përçarja është pa kthim?!  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?