Quincy Promes

'Krimineli më i famshëm mes futbollistëve', lojtari i Holandës arrestohet në Dubai! I dënuar me gjashtë vite burg

14 Mars, 19:03| Përditesimi: 14 Mars, 19:06

  • Share

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar lojtarin e Spartak Moskës, Quincy Promes, i cili është dënuar me gjashtë vjet burg në Holandë.

Ish-lojtari i kombëtares holandeze, Quincy Promes duket se e ka humbur lojën e tij të fshehjes nga drejtësia dhe tejkalimit të afateve me autoritetet gjyqësore holandeze, pasi u arrestua dje në Dubai me kërkesë të prokurorisë holandeze, ku me sa duket ka vlerësuar gabim sigurinë e tij duke menduar mos-ekstradimin e mundshëm në Holandë.

Promes, futbollist i Spartak Moska, u dënua me gjashtë vjet burg në mungesë nga një gjykatë holandeze për pjesëmarrje në trafikimin e deri 1360 kilogramë kokainë dhe më parë ishte dënuar me 18 muaj burg për plagosjen e rëndë me thikë të një kushëriri të tij.

Prokuroria Publike Holandeze njoftoi se Promes u arrestua në bazë të një njoftimi të kuq të lëshuar për të nga Interpoli. Një njoftim i kuq parashikon arrestimin ose ndalimin e përkohshëm të personave të kërkuar, gjë që mund të çojë në ekstradim të mundshëm.

“Personi i arrestuar ndodhej në Dubai dhe në bazë të përpjekjeve të organeve kompetente në të dyja vendet është caktuar masa e ndalimit. Për momentin për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve nuk ka ende informacione shtesë”, njoftoi Prokuroria Publike në Holandë.

'Krimineli më i famshëm mes futbollistëve', kështë thonë mediet në Holandë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?