Kriminaliteti në vend, ikën zv.drejtori i Krimeve në Fier! Në Berat e Pogradec emërohen 2 shefa të rinj për drejtimin e Komisariateve

29 Shtator 2023, 13:10| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 13:12

  • Share

1694678977_policiaeshtetit.jpg

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur një sërë urdhrash për emërime/shkarkime nga detyra, me qëllim dhënien e impulseve të reja forcës parandaluese, punës hetimore dhe forcës goditëse, ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Janë bërë edhe lëvizje të tjera, me qëllim përmirësimin e punës së strukturave të Policisë së Shtetit, konkretisht:

-është shkarkuar nga detyra e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier Drejtues Artur Shira dhe është emëruar në këtë detyrë Komisar Arjan Hasani;

-është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Berat Kryekomisar Ermir Gërxhani;

-është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Pogradec Komisar Elton Halili.


Lajmi kryesor:

Atentati me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur para komisariatit në Rrëshen, shkarkohen drejtuesit e policisë së Mirditës! Lëvizje edhe në Fier, Berat e Pogradec


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?