Babis Anagnostopoulos duke shkuar në gjykatë

Krimi që tronditi Greqinë! I veshur me jelek antiplumb dhe pranga në duar, momenti kur piloti që mbyti gruan shoqërohet në Gjykatën e Athinës

8 Prill 2022, 09:17| Përditesimi: 8 Prill 2022, 09:29

  • Share

Babis Anagnostopoulos, ish- piloti grek i cili tronditi Greqinë, pasi vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Krauts në sy të foshnjës dhe u përpoq që të fshihte krimin, do të dalë sot para gjykatës, ku do të japë sqarime. Ngjarja, u regjistrua në maj të vitit të kaluar në shtëpinë e çiftit, në Glyka Nera të Athinës.

Vrasësi ka mbërritur në gjykatë pak para orës 8:30 të mëngjesit të sotëm, i shoqëruar nga forca të forta policie dhe me jelek antiplumb dhe pranga. Vrasja tronditëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 11 maji 2021 në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera.

Gjyqi, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave britanike. Madje, babai i vajzës në një intervistë të dhënë për gazetën “Daily Mail” ka shprehur zemërimin dhe mllefin e tij për të akuzuarin. Me nisjen e procedimit të sotëm, nuk përjashtohet që pala mbrojtëse e të pandehurit 33-vjeçar të kërkojë gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo që nëse do të paraqitet do të shqyrtohet nga gjykata.

32- vjeçari, Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke e sajuar si një grabitje. Në gjykatë më herët Anagnostopoulos pretendoi se sjellja agresive e Caroline e kishte çuar atë ta vriste dhe se ai e humbi durimin kur ajo i kërkoi të largohej nga shtëpia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?