Autobusi ndaj të cilit u qëllua

Kosova & Rajoni

Krimi në Kosovë, sot lamtumira e fundit për maturantët! Autori i sulmit në autobus në arrati dhe i paidentifikuar

28 Nëntor 2021, 13:00| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 13:02

  • Share

Sot përcillen për në banesën e fundit vajza dhe djali vetëm 17-vjeçarë që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla në Komunën e Deçanit në Kosovë. Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan të Decanit.

Sipas policisë së Kosovës e cila ka ka dalë me një raport për sulmin makabër që u krye në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një tjetër, shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse  dy nxënësit Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj kanë vdekur në spital. I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet akoma në arrati dhe nuk është identifikuar.

Sipas dëshmive, ishte një person me maskë ai që sulmoi pabesisht autobusin me nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit, duke e qëlluar me kallshnikov.

Përveç tre të vrarëve, edhe një person tjetër është i plagosur, jashtë rrezikut për jetë.

Pistat e hetimeve janë disa dhe policia ka deklaruar se ky sulm mund të përfshijë potencialisht më shumë se dy persona.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, i ka bërë thirrje vrasësit të dorëzohet në polici. Gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga kushdo që ka sado informacion të vlefshëm për të zbardhur rastin.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?