Krimi, Fatmir Xhafaj: Spastrim të
plotë dhe sekuestrim të aseteve

15 Nëntor 2017, 18:25| Përditesimi:

  • Share
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas arrestimit të tre personave në Fier për vrasje, rrëmbim personi dhe trafik kokaine e kanabisi.

Xhafaj thotë se tashmë është një grup kriminal më pak, ndërsa thekson se është i vendosur për spastrimin e plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre.

Në Fier u realizua goditja e parë e #ForcaELigjit:një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses! Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre” shprehet ministri Xhafaj.

Të arrestuarit nga operacioni i sotëm janë Kujtim Kuçi 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Bashkim Ahmeto (Kuçi) 43 vjeç banues në fshatin Sulaj dhe Dritan Tusha 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak. Ata janë prangosur gjatë kohës që ndodheshin në ambientet e një bar-kafe në qytetin e Fierit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?