Antikontrabanda Detare në Durrës bllokon peshkarexhën 'Leon' me 25 mijë litra naftë, do hidhej në treg! Pranga kapitenit e marinarit

7 Shtator 2022, 08:04| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 10:55

  • Share

DURRËS- Një aksion i strukturës doganore Antikontrabanda Detare në bashkëpunim me policinë kufitare në Durrës, ka bllokuar mbrëmë një peshkarexhë me 25 mijë litra naftë kontrabandë.

Gjatë intensifikimit të kontrolleve, Antikontrabanda Detare ka ndaluar dhe kontrolluar peshkarexhën 'Leon', ku në depot e brendshme të karburantit të saj u gjet dhe u sekuestrua sasia prej rreth 25.000 litrash naftë kontrabandë.

Policia ka arrestuar në flagrancë Shpëtim Canin, 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë përkatësisht kapiten, si dhe Roland Canin, 41 vjeç, me detyrë marinar i anijes peshkatore 'LEON'. 

Sipas burimeve policore, peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes, ndërsa nafta ishte planifikuar për t'u hedhur në tregun e brendshëm. Peshkatorja është ankoruar në ish-peshkimin e vjetër ku po i nënshtrohet kontrollit, pranë terminalit të trageteve.

Materialet paraprake janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Në korrik të këtij viti, policia sekuestroi 80 mijë litra karburant të futur kontrabandë përmes një peshkarexhe në port. Anti-kontrabanda detare po vijon kontrollet intensive, duke u fokusuar tek mjetet lundruese.

1662535870_WhatsAppImage20220907at09.29.15.jpeg

Peshkarexha Leon

 

Ora 09:27
Kjo është peshkarexha ‘Leon’, brenda saj u sekuestruan 50 mijë litra naftë kontrabandë

 

Report Tv sjell pamjet nga peshkarexha ‘Leon’ brenda së cilës antikontrabanda datare sekuestroi sot 50 mijë litra naftë kontrabandë, e cila do të hidhej më pas në treg të lirë.

1662535870_WhatsAppImage20220907at09.29.15.jpeg

 

Ora 09:01
U kapën me 50 mijë litra naftë kontrabandë, arrestohen kapiteni dhe marinari i anijes në Durrës (Emrat)

1661955429_Sequence03.00263711.Still056.jpg

Pas bllokimit të 50 mijë litra naftë nga Antikontrabanda Detare në Durrës, policia ka arrestuar në flagrancë Shpëtim Canin, 43 vjeç si dhe Roland Canin, 41 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë përkatësisht kapiten dhe marinar i anijes peshkatore 'LEON'. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosi: 07/09/2022 09:34

    Kur sjell nafte me cmim te ulet per tregun e fukarase, te ze te gjalle qurravia. Ama per ta shitur tek gjoja te huajt i bie gjoksit. Tani te presim ca do thoje gjykata se policia jone dihet qe ja fut pordhes. Sidomos me krietarin e ri qe ja di anen Durresit....

    Përgjigju
  • Peshku i math: 07/09/2022 08:13

    Paska peshkuar naft si duket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?