'E durova 30 vite, s'mban më'! Burri vret gruan me metrin metalik në Durrës...mbylli qepenin, pi një cigare e u vetëdorzua (VIDEO)

26 Shkurt 2020, 11:52| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 23:20

  • Share

Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë në Rrëshen me dy viktima, një tjetër krim në familje ka tronditur qytetin e Durrësit mesditën e sotme, ku burri vrau gruan me metrin metalik. Ruzhdi Tasuni 63-vjeç vrau Hajdie Tasunin 58-vjeçe pas një debati lidhur me shitjen e dyqanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  11:35 në lagjen Nr. 12 në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes, ku çifti fillimisht ka debatuar, por situata ka agravuar dhe burri e qëlloi disa herë me metrin metalik gruan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, burri nuk ka bërë rezistencë duke u dorëzuar. Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku raporton se 63-vjeçari pas krimit të rëndë ka ulur qepenin, ka shkuar në një dyqan aty pranë  ka blerë një paketë cigare, dhe ka pritur pritur policinë. Çifti i komunitetit egjiptian ka tre vajza, njiheshin si të qetë dhe pa probleme, ndërsa prej disa vitesh kishin biznesin e tyre pranë Pallatit të Sportit.

Paraprakisht dyshohet se mosmarrëveshjet në familje kanë lindur pikërisht për dyqanin e metrazheve, pasi kishin kundërshti për shitjen e tij që agravoi situatën deri në vrasjen e 58-vjeçares. Dyqani i çiftit 'Ruzhdiu' pas ngjarjes së rëndë u rrethua me shpejtësi nga forcat e policisë dhe kalimtarët e rastit, të tronditur për krimin në familje. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes.

Ora 14:32
Të afërmit e autorit të krimit në Durrës: Ruzhdiu kishte shfaqur shenja depresioni

1582719342_hajdeidurres.jpg

Viktima Hajdie Tasuni

Burime nga policia e Durrësit për Report Tv lidhur me krimin në familje mesditën e sotme thanë se "Ruzhdiu muajt e fundit kishte shfaqur shenja depresioni". Një gjë të tillë e kanë konfirmuar në polici njerëz të afërt të tij.

Ora 12:59
'Ejani se e vrava, 30 vite ma solli shpirtin aty ku s'mban më'! Fjalët e para të burrit pas krimit

Report Tv zbardh detaje të reja nga krimi në familje mesditën e sotme në Durrës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori Ruzhdi Tasuni e ka njoftuar vetë policinë duke u thënë "ejani se kam vrarë gruan". Pyetjes së policisë së "ku ndodhej", autori i është përgjigjur duke thënë "para dyqanit po ju pres".

Kur ka shkuar policia ai i ka dorëzuar çelësat e qepenit dhe të dyqanit. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur se "ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava".

Ora 12:49
Vrasja në Durrës, qytetarët: U habitëm, çift i mrekullueshëm, por thonë se ishin të ndarë (VIDEO)

Qytetarët në Durrës që e njihnin çiftin Tasuni shprehen të habitur nga ngjarja e rëndë, ku burri vrau gruan me metrin metalik pas sherrit në dyqanin e metrazheve.

"Të dy kanë qenë shumë të mirë, nuk i njohim brenda në shtëpi, por atë që kemi parë këtu. Të dy punonin te dyqani. Të njerëz të mrekullueshëm. Thanë se ishin të ndarë, por nuk dimë gjë. Unë i njoh prej shumë vitesh" shprehet një qytetare.

"Sa i kemi njohur ne kanë qenë të urtë" tha një tjetër. "U habitëm" u shpreh një tjetër qytetar, që ka dyqanin ngjitur me metrazhet e çiftit Tasuni. Ndërsa një tjetër banore tha se "Kanë qenë njerëz shumë të mirë, kanë rritur tre vajza të mrekullueshme. Çudi si arriti ai ta bënte këtë gjë".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KlajdiCanada: 26/02/2020 23:00

    Zoti I forcofe vajzat she shpirti saj u pushofte ne paqe...

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/02/2020 22:01

    Budalla

    Përgjigju
  • Arnold: 26/02/2020 16:57

    E ndaje o budalla ,jo ta vrisje...

    Përgjigju
    • Jeta: 27/02/2020 16:33

      Po pra, por disa mendojne se gruaja eshte prone e tyre!

  • maks: 26/02/2020 14:57

    Ju këtu vidhni fb e njerëzve, kur kërkoni email e tyre.

    Përgjigju
  • maks: 26/02/2020 14:56

    Vetëm të mos dëgjojmë lajme, se çdo virus kalohet. Ne kaluam virusin komunist me sukses, e jo mos të kalojmë viruset e papërfillshme.

    Përgjigju
  • Taljoni: 26/02/2020 13:53

    Ne themi "fatto 30 si fa 31". Cpati ky qe pas 30 vjeteve u zgjua.

    Përgjigju
    • durrsaku: 26/02/2020 14:40

      po , mukajeti, he sot he neser kaluan 30 vjet

  • Lari: 26/02/2020 13:01

    Per kete fenomen dhune ne familje duhet ti nxjerri presidenti njerezit ne rruge e jo per interesat e vera.duhet vu denimi me varje apo pushkatim ne mes te sheshit urgjentisht se ndryshe na mori lumi si shoqeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?