Krime mjedisore në Tiranë, në pranga 3 persona! Hidhnin plehrat në zonën e lapidarit në Farkë (VIDEO)

8 Shkurt 2022, 11:31| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 11:35

  • Share

3 persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës sot pasi hidhni plehrat në një zonë të pa autorizuar në Farkë, fshat shumë pranë kryeqytetit. Policia njofton se Ilir Filolli 57-vjeçar transportonte me kamionçinë mbetjet dhe 2 të tjerët, Florian Katiaj 28 dhe Njazi Spahiu 38 vjeç, mbikëqyrnin hedhjen e plehrave.

Njoftimi i policisë

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se tre shtetas hidhnin mbetje inerte në zonën e Lapidarit në Farkë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Farka", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- I. F., 28 vjeç, F. K., 38 vjeç dhe Nj. S., 57 vjeç, për veprën penale "Menaxhimi i mbetjeve" kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Nj. S. transportonte mbetjet inerte me një mjet kamionçinë, ndërsa dy shtetasit e tjerë mbikëqyrnin hedhjen e tyre, në ambientin e siguruar nga shtetasi I. F., në zonën e Lapidarit, në Farkë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamionçina me të cilën transportoheshin mbetjet. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Riku: 08/02/2022 11:46

    Hahaha kush ben krim mjedisor e kush kapet... iku liqeni per beton kastrati e keta kapin hedhesit e plehrave :)))

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?